E premte, 12 Korrik, 2024

PSE HESHTI RAMA PËR FITOREN E ZVICRËS?

Kryeministri Edi Rama ishte ndër të rrallët politikanë në Shqipëri që nuk reagoi publikisht pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës ku protagonistë ishin 2 shqiptarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, raporton Euronews, përcjell kdpolitik.com.

I pyetur nga mediat për arsyet e kësaj heshtjeje, Rama u shpreh se nuk e pa të arsyeshme që të përdorte politikisht 2 figura që luajnë për një shtet tjetër duke i fryrë zjarrit të një nacionalizmi qesharak.

“Nuk e kuptoj pse duhet të flisja se nuk jam kryeministër i Zvicrës, por i Shqipërisë. Nëse do i ndaja ata 2 shqiptarët që ne i shohim me dashurisë dhe simpati të madhe për një ndeshje të veçantë, çfarë do bëja? Do i përdorja ato figura për politikë dhe në një mënyrë aspak dinjitoze, sepse është ekipi kombëtar i një shteti tjetër dhe do i fryja zjarrit të një nacionalizmi qesharak, por nacionalizmi është sa qesharak aq edhe i rrezikshëm. Nuk e shoh të nevojshme dhe kush e bën nuk bën gjënë e duhur”, tha Rama.

Të fundit