Nga Brukseli theksojnë se Ursula Von der Lejen do të përcjellë mesazhin se BE-ja mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Përveç perspektivës evropiane të rajonit, Ursula Von der Leyen pritet të shpalosë një paketë ekonomike masash për Ballkanin Perëndimor. Paketa përfshin mbështetje financiare për përballimin e krizës energjetike. në javën e parë të nëntorit pritet të zhvillohet edhe samiti i Procesit të Berlinit. Më pas, më gjashtë dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i veçantë i liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Shkruan: Enis Shaqiri
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, nga Shkupi nis turneun e saj ballkanik.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me një delegacion qeveritar do të mirëpresin delegacionin e udhëhequr nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Siç njoftoi Departamenti i Qeverisë për Marrëdhënie me Publikun, vizita e Von der Leyen është planifikuar të mërkurën me fillim nga ora 17:50.
Nga Brukseli theksojnë se Von der Lejen do të përcjellë mesazhin se BE-ja mbetet e përkushtuar për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Përveç perspektivës evropiane të rajonit, Ursula Von der Leyen pritet të shpallë një paketë ekonomike masash për Ballkanin Perëndimor. Paketa përfshin mbështetje financiare për përballimin e krizës energjetike.
Për këtë vizitë njoftoi edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili tha se kanë bërë kërkesë në Komisionin Evropian për ndihmë të kompanive dhe amvisërive për bashkëfinancim të projekteve dhe subvencione dhe se presin më shumë mbështetje, sepse siç tha ai, kemi bërë lëshime të mëdha për të qenë pjesë e BE-së.
Bekteshi mes tjerash deklaroi se gjatë vizitës së saj në vend, presidentja e Komisionit mund të shpallë atë që do të pasojë si ndihmë nga KE-ja.
Në ndërkohë sipas njoftimit zyrtar, Von der Leyen nesër në selinë e misionit të BE-së në vend do të mbajë edhe konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Nërkaq nga Shkupi, Von der Leyen do të udhëtojë për në Prishtinë dhe Tiranë, e më pas do të vizitojë Sarajevën, Beogradin dhe Podgoricën.
Bashkimi Evropian ka përsëritur se lidhjet me vendet e Ballkanit Perëndimor i sheh me një rëndësi të veçantë dhe ka ritheksuar gatishmërinë që ato lidhje të forcohen.
Në të njëjtën kohë, BE-ja është shprehur e gatshme të përfshijë edhe vendet e këtij rajoni në disa politika të saj, përfshirë edhe në planet për sigurimin e burimeve të reja të furnizimit me energji elektrike, me gaz dhe naftë, në kohën kur BE-ja po ndërmerr masa për të zvogëluar ndikimin nga Rusia.
Për këto, si dhe për tema të tjera pritet që të diskutohen në takimet që liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kenë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,
MPB njofton se datat 26 dhe 27 tetor 2022 (e mërkurë dhe e enjte), kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të arrijë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Për këto arsye, SPB Shkup do të marrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të qytetit të Shkupit.
Kujtojmë se në javën e parë të nëntorit pritet të zhvillohet edhe samiti i Procesit të Berlinit. Më pas, më gjashtë dhjetor, pritet të zhvillohet edhe një samit i veçantë i liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka konfirmuar se samiti do të zhvillohet më 6 dhjetor, në Tiranë e jo në Bruksel apo Pragë.
“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në rajon. Më 6 dhjetor në Tiranë, në Shqipëri, për të rikonfirmuar angazhimin tonë të përforcuar” ka shkruar në rrjetet sociale Michel