E shtunë, 13 Korrik, 2024

KURTI MES LIDERIT SHPIRTËROR DHE PUSHTETIT REAL

Shkruan: Agon Maliqi

Është e qartë se Kurti si lider shpirtëror nuk dëshiron detyrimisht pushtet real dhe qeverisje, ku për me ju kry njerëzve punë duhet të merresh me menaxhim dhe rregullisht të bësh kompromise me realitetin brutal njerëzor. Kurti dëshiron shumë më tepër që të ketë pushtet diskursiv dhe moral mbi shoqërinë, gjë që më lehtë arrihet në opozitë apo si aktivist, sepse prej këtij pozicioni shumë më lehtë krijohen realitete fiktive/ideale dhe shiten parime. Sinqerisht besoj se ai nuk e ka hiç problem me u kthy në opozitë – prej aty është më lehtë me moralizu dhe me i pri kombit shpirtërisht si Ajatollah, se prej pozitës së pushtetit real ku 2 milionë njerëz lypin gjëra konkrete prej teje./ Marrë nga profili autorit

Të fundit