E hënë, 21 Prill, 2025

NGROHJA NË PIKËPYETJE, JORGANËT GATI

Qytetarët janë në ankth në vigjilje të dimrit që vjen për shkak të krizës energjetike. Të pasikurtë me furnizimin, qytetarët vrapojnë të gjejnë alternativa të ndryshme. Qeveria apelon të besohet se problemi do të zgjidhet. Në janar, shteti mori përsipër menaxhimin e ngrohjes së Shkupit, por ende nuk është përzgjedhur një kompani e re, edhe pse sezoni i ngrohjes është afër, njofton REL, përcjell Kdpolitik.

Jamboliet, batanijet dhe jorganët janë rikthyer në lojë në prag të dimrit të ftohtë në Maqedoninë e Veriut. Vetëm dy javë na ndajnë deri në sezonin e ngrohjes, i cili fillon më 15 tetor. Banorët e Shkupit janë të shqetësuar nëse do të kenë ngrohje. Nuk dihet se kush do të jetë në ngarkim të ngrohjes së banorëve të kryeqytetit të vendit dhe nëse do të ketë fare ngrohje, pasi ende nuk është zgjedhur se cila kompani do ta bëjë. Nga ana tjetër, autoritetet u thonë qytetarëve të jenë të qetë.

Qeveria në fillim të këtij viti mori përsipër menaxhimin e sistemit të ngrohjes, pasi kompania më e madhe që ishte përgjegjëse për ngrohjen qendrore në kryeqytetin e Maqedonisë, hoqi dorë pasi çmimi i gazit u rrit ndjeshëm në bursat botërore. Balkan Energy Group (BEG) më pas menaxhohet nga Termocentralet shtetërore të Maqedonisë së Veriut (ESM).

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në fundjavë tha se derisa të zgjidhet një kompani që do të jetë përgjegjëse për ngrohjen e Shkupit, BEG duhet të japë energji termike. Sipas ligjit, siç theksoi Bytyqi, BEG duhet të ketë edhe rezerva gazi dhe lëndë të tjera të para për të siguruar energji termike. Por BEG tha të hënën se kontrata e tyre kishte skaduar dhe se nuk kishte bazë ligjore që ata të vazhdojnë punën.

“Qytetarët duhet vetëm të besojnë pak më shumë. Ashtu si në janar kemi siguruar energji termike kur kemi mbetur në baltë, edhe tani do të ketë energji termike për qytetarët e Shkupit. Pavarësisht nëse është ESM apo BEG, qytetarët do të marrin energji termike”, tha Bytyqi.

Qeveria që atëherë ka shpenzuar gjashtë milionë euro për subvencionimin e çmimit të ngrohjes, pasi në fillim të vitit mori përkohësisht menaxhimin e BEG.

Nevojitet të shpallet gjendje krize në gjithë Maqedoninë për shkak të mungesës së energjisë elektrike dhe gjendje krize në Shkup për shkak të problemeve me energjinë termike. Këto vendime do të mundësojnë zgjatjen gjashtëmujore të gjendjes së krizës, nga data 1 tetor deri më 30 prill 2023, konkludon REL.

Të fundit