E shtunë, 27 Korrik, 2024

NEGOCIATAT, RIKTHIM I OPTIMIZMIT DHE BESIMIT NË BE-në

Pas hapjes zyrtare të negociatave pason procesi i screeningut. I ashtuquajturi “screening” përmban 35 kapituj, ndërsa kapitulli i parë, ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave, që do të thotë se  “produktet duhet të lëvizin lirshëm nga një shtet i Bashkimit Evropian (BE) në një shtet tjetër. Analistët kanë theksuar se procesi i integrimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ngërthejë brenda vetes edhe ekspertë të shoqërisë civile që do të ndihmonin në realizimin më të shpejtë të kritereve dhe standardeve që kërkon Bashkimi Evropian.


Shkruan: Enis Shaqiri

Pas 17 viteve të statusit kandidat, Republika e Maqedonisë së Veriut nga dje zyrtarisht po negocion me Bashkimin Evropian.
Në selinë e BE-së, në Brukesel, nëpunësit e Komisionit të BE-së si dhe ekipi i negociuesve të Maqedonisë së Veriut,  filluan të shqyrtojnë 35.000 faqet e ligjeve të BE-së, për të parë, se çfarë duhet të adaptojnë dhe të zbatojnë.
Ndërkaq, me këtë nismë ka filluar edhe procesi i “screeningut ” verifikimit, që do të thotë se vendi duhet të jetë i gatshëm institucionalisht për të gjetur përafrimin e ligjeve dhe pjesëve ligjore me ligjet dhe dispozitat ligjore me shtetet e Bashkimit Evropian. Mes tjerash në këtë proces duhet të kyçen edhe institucione vendore dhe organizata jo-qeveritare që kanë përvojë në këtë  nga vizitat e punës nëpër vendet evropiane.

Analisti Xhelal Neziri në një intervistë për Zërin e Amerikës, nënvizon se procesi i integrimit duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të ngërthejë brenda vetes edhe ekspertë të shoqërisë civile që do të ndihmonin në realizimin më të shpejtë të kritereve dhe standardeve që kërkon Bashkimi Evropian.

Mendoj se është shumë me rëndësi që dita e sotme të rikthejë optimizmin dhe besimin në BE, gjë që do të ndikojë pozitivisht në zbatimin e reformave të brendshme në këto vende, sidomos në ato në gjyqësor, në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit”, ka thënë Neziri.

I ashtuquajtur “screening” përmban 35 kapituj, ndërsa kapitulli i parë, ka të bëjë me lëvizjen e lirë të mallrave, që do të thotë se  “produktet duhet të lëvizin lirshëm nga një shtet i Bashkimit Evropian (BE) në një shtet tjetër. Në të gjithë shtetet anëtare, ligji dhe rregullat tjera duhet të jenë të njëjta. Ligjet e harmonizuar për produktet duhet të jenë të njëjta pas çdo procesi të skriningut në shtetet e BE-së. Për këtë kapitull të skriningut duhet shumë kapacitete administrative dhe fuqi intelektuale. Zbatimi i ligjeve do të thotë edhe matje horizontale dhe procedurale në standardizim të të dhënave të akredituara dhe vendosjen e rregullave të përbashkëta të tregut. ”

Ndërkohë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në një konferencë për shtyp, njoftuan opinionin e gjerë për lehtësimin e lirë të mallrave që do të mundësojë rindërtimi i Korridorit 8 dhe Korridorit 10, duke nënvizuar se RMV, në një afat të shkurtër kohorë do të jetë udhëkryq infrastrukturor i korridoreve Evropiane. Të pranishëm dhe folës në këtë konferencë shtypi ishin Zv/kryeministër për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, Ministri i Financave, Fatmir Besimi, si dhe nga BERZH Andi Aranitasi.

Fatmir Bytyqi Zv/kryeministër për Çështje Ekonomike, tha se sot shënojmë lidhjen infrastrukturore me fillimin e korridorit hekurudhor numër tetë, duke nënvizuar këtu rëndësinë e udhëkryqeve që krijojnë këto korridore.

Sot është një ditë e bukur, sepse dje ishte dita e parë që nga fillimi i vendosjes së lidhjes tonë me  Bashkimin Evropian, si dhe anëtarët dhe institucionet e saja. Ndërsa sot shënojmë lidhjen infrastrukturore  me fillimin e korridorit hekurudhor 8, seksioni Kumanovë, Belakovcë,  Krivapalank. Nuk kam nevojë të flas shumë për interpretimin e korridoreve, dhe se nuk besojë se ka dikush në vendin tonë që nuk e di rëndësinë e udhëkryqeve qe krijojnë korridori 8 dhe 10. Sot nënshkruajmë kontratat për ndërtimin dhe remontin e infrastrukturës hekurudhore dhe ku duhet të njoftojë se këtë verë do te fillojë rindërtimi i infrastrukturës hekurudhore të korridorit 8 dhe 10, ku këto korridore do t’i përfshijnë të gjitha rrugët e rëndësishme hekurudhore në vend. Projektet për te cilat flitej prej vitesh në vendin tonë sapo kanë nisur të realizohen”, tha Bytiqi.

Nga ana tjetër Ministri i Financave, Fatmir Besimi, tha se sot me përkrahjen e Bashkimit Evropian, po fillon të realizohet një projekt i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor kryesisht për Maqedoninë e Veriut.

Gjatë ditës së djeshme ishim dëshmitar që Bashkimi Evropian po bëhet real, dhe se për çdo ditë jemi më afër tyre. Ndërkaq sot fillojmë realizimin e një projekti që nënkupton përkrahje nga  Bashkimit Evropian, me fonde nga programi rajonal për Ballkanin Perëndimorë. Kujtojmë se përmes këtij projekti, korridori 8 do të vazhdojë që të lidhet me Adriatikun nëpërmjet Shqipërisë. Pra, sot inagurojmë edhe nënshkrimin e marrëveshjes për pjesën e korridorit 8 që ka të bëjë me Kumanovën , Beljakovën, Krivapalankën, ndërsa në një të ardhme të shkurtër do të vijojë edhe projekti për pjesën tjetër të korridorit 8, ku këtu bënë pjesë linja e Kërçovës e cila do të vazhdojë me Shqipërinë , ku dhe nga këtu do te lidhet Deti i Zi me Adriatikun.
Maqedonia e Veriut,  definitivisht do te bëhet një udhëkryq infrastrukturor i korridoreve evropiane
, korridorit tetë dhe korridorit dhjetë,” tha Fatmir Besimi, Ministër i Financave

Kujtojmë se RMV, ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet.

Të fundit