E shtunë, 27 Korrik, 2024

MBËSHTETJE EUROPIANE PËR PROPZIMIN FRANCEZ

“Nëse vendosni ta miratonin propozimin e reviduar francez, në ditët në vazhdim do të mbahet konferencë ndërqeveritare. Ne si Komision do të vazhdojmë me procesin e skriningut. Ky është hapi i parë në procesin negociues. Atëherë do të na jetë kënaqësi ta pranojmë ekipin tuaj negociues në Bruksel dhe të vendosim ekip negociues në kryeqytetin tuaj dhe të punojmë së bashku”, ka theksuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Lajen.

 Shkruan: Gentuar Ismaili

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut filloi shqyrtimi dhe diskutimi i propozimit europian, me të cilin i hapet rruga vendit tonë për në BE. Për t’i bindur deputetët që ta votojnë këtë propozim, fjalim në foltoren e Kuvendit, mbajti presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Lajen. Ajo mes tjerash u premtoi deputetëve se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas nuk preken dhe se nëse vendi e pranon këtë propozim Europa do i hap menjëherë bisedimet me RMV-në. Këtë deklaratë deputetët e pushtetit mirëpriten me duartrokitje, kurse ato të opozitës e kundërshtuan me nxjerrje të transparenteve me shkrime të ndryshme dhe me brohorima “Tradhëtarë”. Krytarja Vonder Lajen theksoi se nëse vendosni ta pranoni propozimin francez, konferenca ndërqeveritare do të mbahet menjëherë.

“Nëse vendosni ta miratonin propozimin e reviduar francez, në ditët në vazhdim do të mbahet konferencë ndërqeveritare. Ne si Komision do të vazhdojmë me procesin e skriningut. Ky është hapi i parë në procesin negociues. Atëherë do të na jetë kënaqësi ta pranojmë ekipin tuaj negociues në Bruksel dhe të vendosim ekip negociues në kryeqytetin tuaj dhe të punojmë së bashku”, ka theksuar Von Der Lajen.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një fjalim tentoi që të bëjë thirrje për votim të propozimit francez. Por, ai u pamundësua nga fishkëllima e vuvzelave të deputetëve të VMRO-së.

“Sot nisim një seancë historike. Seancë historike pasi sot dhe ditëve në vazhdim vendosim për disa fondamente të shtetit tonë, për një të ardhme më të mirë. Në fillim më lejoni që në emrin tim personal të ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe mbështetjen”.

Në ndërkohë , kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas takimit me kryetaren e KE-së, bëri vërejtje në disa nene të propozimit francez dhe ritheksoi se nuk do ta votojnë të njëjtin.

“Ne sipas këtij dokumenti lexojmë se  bisedimet  fillojnë pas vendosjes së popullit bullgar në Kushtetutë, ose të jem preciz 750 familje sipas regjistrimit të fundit. Dilema e dytë që e kemi, ngase u përmend në fjalim se nuk do të flitet për historinë , por neni 14 nga i njëjti dokument dhe protokollit të cilin askush në Maqedoni nuk e ka parë, thotë se ne do të flasim për gjithçka por nuk flasim për të ardhmen. Do të flasim se si në shekullin 21 të asimilohet popullit maqedonas dhe identiteti i saj”, tha Mickoski nga selia e tij.

Gjatë gjithë kohës sa diskutohej brenda në Kuvend, jashtë godinës kishte shumë protestues të cilët në momente edhe rebeloheshin. MPB ka njoftuar se ka arrestuar 5 persona për shkak të prishjes së rendit publik.

Seanca është caktuar që të vazhdoj nesër në orën 11:00, ku do të vazhdojnë fjalimet e deputetëve.

 

 

 

 

Të fundit