E premte, 26 Korrik, 2024

RRITEN RASTET E INFEKTIMEVE, NUK REKOMANDOHEN MASA TË REJA

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq  ka theksuar se për marrjen e masave të reja është e nevojshme të monitorohen edhe parametrat tjerë, si objektet spitalore dhe numri i të vdekurve nga statistikat ditore të Covid-19. Vaksinimi me dozën e katërt, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, është planifikuar të kryhet me vaksinën “Fajzer” apo “Moderna”. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

Shkruan: Eljesa Dervishi

Në një periudhë njëjavore numri i rasteve pozitive me Covid-19 është rritur rreth 65 për qind. Për momentin, Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa të reja, ndërsa masat aktuale për mbajtjen e detyrueshme të maskës në transportin publik, qendrat shëndetësore, barnatoret, shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara mbeten të vlefshme.

Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Dr. Zllate Mehmedoviq  ka theksuar se për marrjen e masave të reja është e nevojshme të monitorohen edhe parametrat tjerë, si objektet spitalore dhe numri i të vdekurve nga statistikat ditore të Covid-19.

“Komisioni për Sëmundje Infektive njoftoi në periudhën e kaluar se masat që do të ndërmerren do të jenë në drejtin me parametrat që ndjekim nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe ky nuk është vetëm numri i të sapoinfektuarve, por edhe kapacitetet spitalore, gjegjësisht plotësimi i spitaleve, si dhe numri i vdekjeve që regjistrohen sipas statistikave ditore të Covid-it”, thotë Mehmedoviq.

Vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit është gjithashtu duke u zhvilluar. Dozën e katërt mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër Covid-19, në të gjitha pikat e vaksinimit pa termin.

Vaksinimi me dozën e katërt, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, është planifikuar të kryhet me vaksinën MRNA të “Fajzer” apo “Moderna”. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

“Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientët me dializë, pacientët të transplantuar, pacientë onkologjikë, pacientë me imunitet të kompromentuar dhe pacientë që marrin terapi imunosupresive dhe imonumoduluese për çdo idikacion dhe për personat mbi 60 vjeç. Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për t[u mbrojtur nga forma më e rëndë e virusit Covid-19. Shteti ka mjaft sasi të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksinë kundër Covid-19, për të fituar imunitet shtesë”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Kushtet spitalore të Klinikës për Sëmundje Infektive, siç ka bëtë të ditur zëdhënësi i KSI Mehmedoviq, për momentin nuk janë të plotësuara dhe ka mjaft objekte spitalore që mund të vihen në dispozicion, por numri i ekzaminimeve ambulatore në Klinikë është rritur.

Nëse ka ndryshim të situatës epidemiologjike, siç ka treguar Mehmedoviq, parametrat do të rishikohen dhe Komisioni do të rekomandojë masa të reja për t’u mbrojtur nga virusi.

Gjatë ditës fundjavës, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë kryer 1,129 analiza, janë regjistruar 355 raste me Covid-19, nga të cilat 89 janë riinfeksione. Aktive janë 1474 rate me koronavirus.

Është raportuar një person i vdekur nga Shkupi në kushte spitalore dhe sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga Termini im, është regjistruar një person i vdekur nga Struga (78 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në shtëpi me 30 qershor.

Të dhënat e Institutit të Shëndetësisë Publike tregojnë se numër më të madh të rasteve aktualisht ka në Shkup-783, ndërsa në Makedonsa Kamenicë, Pehçevë, Dojran nuk ka persona pozitivë për visurin.

Të fundit