E diel, 16 Qershor, 2024

LAVROV LARGOHET MES TENSIONEVE NGA G20

Lufta në Ukrainë dominoi takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Indonezi. Në tryezë nuk munguan dhe momentet e tensionit, ndërsa për herë të parë që prej nisjes së konfliktit, Rusia mori pjesë në një event ndërkombëtar të rëndësishëm.

Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov u shpreh i gatshëm për negociata me Turqinë dhe Ukrainën për çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit. Por veprimet e tij treguan të kundërtën, pasi zyrtari rus nuk ishte i pranishëm në sallë kur fjalën e mori homologu i tij nga Kievi, i cili akuzoi Moskën se po zbaton “lojëra urie” me botën.

“Këtu ekziston vetëm një rusofobi e tërbuar, së cilës ata i drejtohen në vend që të gjejnë gjuhën e përbashkët aq të nevojshme për çështjet kryesore në ekonominë globale dhe financat, për të cilat është krijuar G20-ta”, tha Lavrov.

Ai u shpreh i hapur për një takim me homologun amerikan, por shtoi se nuk do vrapojë pas tij për një bisedë bilaterale, pasi sipas tij kontaktet janë shkëputur nga Uashingtoni. Ministri i jashtëm rus është larguar nga samiti i G20-ës në Bali më herët nga përfaqësuesit e tjerë duke mos marrë pjesë në takimet e pasdites. Mësohet se largimi i tij ka ndodhur pikërisht kur ministrja e jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po fliste.

“Qeveria e Rusisë nuk dëshiron që Kombet e Bashkuara të jenë pjesë e negociatave për eksportimin e grurit. Fakti që ministri I jashtëm rus shpenzoi shumicën e kohës jo në sallë po jashtë saj, tregon se nuk ekziston asnjë milimetër dëshirë nga qeveria ruse për të negociuar tani”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Ndërkohë, thirrja e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në samitin e G20-ës për Rusinë ishte që të lejonte dërgesat me grurë. Ndërsa thuajse njëzëri, të gjithë të pranishmi kërkuan që Moska të ndalojë sa më parë luftën në Ukrain

Të fundit