E shtunë, 27 Korrik, 2024

ARSYEJA QË ÇOI NË VETËVRASJEN E KASTRIOT MYFTARAJ, SI E MËSOI LAJMIN NËNA E TIJ

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi ditën e sotme në Tiranë, ku analisti Kastriot Myftaraj i dha fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonte.

Nga policia mësohet se analisti Myftaraj jetonte me nënën e tij, e cila ndodhej në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja.

Nga burime të njëjta bëhet me dije se ndërkohë që Myftaraj u hodh nga banesa, nëna e tij ndodhej në dhomën tjetër dhe nuk ka parë si ndodhi ngjarja.

Grupi hetimor ka shkuar në dhomën nga ku dyshohej se ishte hedhur Myftaraj dhe kanë evidentuar dritaren e hapur, teksa kanë mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se 60-vjeçari e ka ndërmarrë aktin në kushte të rënduara psikologjike pasi vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Prej pak kohësh Myftaraj ishte diagnostikuar me kancer dhe me sa duket kjo ka sjellë dhe rëndimin e gjendjes psikoligjike që çoi dhe në vetëvrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen Ali Demi.

Të fundit