E diel, 16 Qershor, 2024

VIDEO/ PROTESTUESIT MAQEDONAS I SULMUAN BIZNESIN, SHQIPTARI NUK DURON DHE SHKREH ARMËN

Protesta e opozitës maqedonase kundër propozimit francez, u shoqërua me incidente në Shkup.

Mbështetësit e VMRO-DPMNE sulmuan edhe bizneset, mes tyre edhe të shqiptarëve.

Pronari i hotel De Koka, Isuf Koka u arrestua nga policia maqedonase pasi gjuajti dy-tre plumba në ajër, kur hoteli i tij dhe dy dyqanet në sheshin Skenderbeu u sulmuan nga protestuesit maqedonas.

Dhjetëra huliganë maqedonas filluan të gjuanin gur në drejtim të dyqaneve te parkingu i Skenderbeut, ndërsa u dëmtuan edhe disa vetura të parkuara. Pasi policia po reagonte me vonesë dhe turma tentoi të futet në Çarshi, pronari i hotel De Koka dhe dy dyqaneve tjera, Isufi nxori pistoletën me leje dhe gjuajti dy-tre plumba në ajër.

Protestuesit u larguan, ndërsa pas disa minutave, ai u arrestua.

Në ndërkohë, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është munduar që nëpërmjet këtij incidenti, ta kthejë vëmendjen nga ai.

Në profilin e tij në Facebook, Mickoski shkruan se “ky është personi që sonte deshi të më vrasë”.

Megjithëse e vërteta është krejtësisht tjetër – në kohën kur Mickoski dhe turma e madhe kaloi urën dhe arritën gati te Ministria e Punëve të Jashtme, dhjetëra huliganë provokuan situatën në Çarshi dhe Isufi gjuajti në mbrojtje të pronës private./ Koha.net

Të fundit