E shtunë, 27 Korrik, 2024

S’keni frikë se askush s’do të jetë në Shqipëri kur të hapen bisedimet?Flet Rama

Ikja e shqiptarëve nga vendi, ka qenë një argument i prekur në diskutimin që Kryeministri Rama ka patur në qendrën për kulturë dhe politikë  “De Balie”.

“Një përqindje shumë e madhe e shqiptarëve që duan të ikin jashtë. A  nuk keni frikë që askush nuk do të jetë kur të hapen këto bisedime?”, ishte pyetja e moderatorit të takimit.

Rama e cilësoi këtë si një fazë që e kanë kaluar edhe vende të tjera dhe e konsideroi si pjesë e hyrjes në Evropën e lirë.

“Nuk kam frikë, sepse historia mund ta na tregojë se si shkon gjëja. Kjo është një fazë që edhe vendeve të tjera u është dashur ta kalojnë. Sot një prej vendeve më të shkëlqyera në kontinent është Norvegjia. Kthehuni pas të shihni se si norvegjezët largoheshin dhe braktisnin tokat nga varfëria ekstreme dhe shihni ku janë sot. Kjo është pjesë e hyrjes së Evropën e lirë edhe pse e vonuar.

Për 500 vjet nuk vendosëm ne, të tjerë na përëcaktuan në regjime, perandori që nuk ishin zgjedhja jonë. Kjo është hera e parë që ne zgjedhim të jemi pjesë e Europës dhe BE-së.

Sigurisht kjo vjen me sfidat e veta”, u shpreh Rama./Opinion.al

Të fundit