E shtunë, 27 Korrik, 2024

DËSHMITARËT RRËFEJNË TMERRIN NDËRSA ‘NJË I ARMATOSUR ME AUTOMATIK’ HAPI ZJARR NË QENDRËN TREGTARE NË KOPENHAGË

Disa njerëz besohet se janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë.

Update: Janë publikuar në rrjetet sociale pamje nga momenti i tmerrshëm i sulmit me armë në qendrën tregtare të Kopenhagenit.

Siç raportojnë mediat e huaja, blerësit e tmerruar u panë duke vrapuar drejt ndonjë vendi të sigurt pasi një person i armatosur me një ‘armë automatike’ hapi zjarr në qendrën tregtare Field’s në Kopenhagë.

Ende nuk është konfirmuar se sa persona janë qëlluar në vendin e ngjarjes, vetëm disa qindra metra larg Royal Arena.

 

Një person – identiteti i të cilit nuk dihet ende – është arrestuar.

Ndërkohë dëshmitarët kanë përshkruar ngjarjen duke thënë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri teksa “kaosi” shpërtheu rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, përcjell Telegrafi.

Nënat u panë duke kapur në krahë foshnjat ndërsa blerësit e tmerruar u larguan nga skenat horror.

Pic: Reuters

Të fundit