E shtunë, 27 Korrik, 2024

ÇFARË LAJMESH TË MIRA NA SJELLIN RAMA E OSMANI?

SHKRUAN: ENIS SHAQIRI

Presidenca franceze gjashtëmujore e Këshillit Evropian po përfundon zyrtarisht sot (30 qershor, e enjte) ku pas zhvillimeve të fundit për heqjen e vetos bullgare për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ku dhe rrjedhimisht po mbahet peng edhe Shqipëria. nuk ka pasur ndonjë propozim të ri për Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se Shkupi zyrtar pretendon se ende nuk ka marrë një propozim zyrtar të ri nga Parisi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Javën e kaluar, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski e refuzoi propozimin francez, duke e quajtur si shkelës së vijave të kuqe të Shkupit, sa i përket mbrojtjes së gjuhës maqedonase, identitetit, Kushtetutës dhe historisë.

Fotografia është shpërndarë nga vetë Kryeministri Rama në rrjetet sociale, me një mbishkrim “Mbase sot lajmi i mirë”

Ndërkaq, këtu edhe Këshilli i Ambasadorëve, lidhur me problematikën Maqedoni e Veriut- Bullgari, ka vlerësuar se gjuha, çështjet historike, dhe protokolli nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese mes dy vendeve.Këshilli në fjalë, kornizën negociuese nga ana franceze, e ka vlersuar si një dokument multilateral i cili jep baza shprese për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve me BE-në, deri sot në mesnatë, përndryshe nga 1 korriku, presidenca e Këshillit Evropian do të merret nga Republika Çeke dhe nëse nuk ka përparim, me shumë gjasë do t’i kalohen Pragës zyrtare.

Në ndërkohë qeveria në Çeki njoftoi prioritetet e presidencës së saj për marrjen e Këshillit Evropian nga 1 korriku. Qeveria në fjalë nuk përshkruajti zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të samitit të NATO-s, njofton se sot mund të ketë lajme të mira.

Fotografia është shpërndarë nga vetë Kryeministri Rama në rrjetet sociale, me një mbishkrim “Mbase sot lajmi i mirë”

Në pamje mund të shihet Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Kryeministri Edi Rama, presidenti francez Emmanuel Macron si dhe presidenti bullgar Rumen Radev.

Nga ana tjetër ekspert i Qendrës për Evropën në Këshillin e Atlantikut, Damir Marusiç, ka nënvizuar se çdo ide evropiane që synon forcimin e integritetit të Ballkanit duhet marrë seriozisht, duke shtuar se ideja e presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një komuniteti gjeopolitik evropian nuk duhet parë me skepticizëm për Ballkanin Perëndimor.

Iniciativa e propozuar nga Macron dhe Charles Michel mendoj se përpiqet t’i japë formë marrëdhënieve midis pjesëve të integruara të Evropës dhe periferisë. Mendoj se është e rëndësishme që të mos jemi cinikë me këtë ide. Duhet të marrim në konsideratë çdo ide europiane që synon përforcimin e integritet rajonal midis vendeve të Ballkanit, por edhe midis Ballkanit dhe Evropës. Çdo propozim që hidhet duhet shfrytëzuar në maksimum. Ka shumë energji të harxhuar se cila duhet të jetë rruga e duhur. Duhet të insistojmë për mënyra që sjellin progres dhe të mos lejojmë që dëshira për perfeksion të kthehet në armikun e së mirës”, thotë Damir Marusiç.

Të fundit