E shtunë, 27 Korrik, 2024

DPMNE KËRKON QË ADEMIT T’I MERRET IMUNITETI I DEPUTETIT / ADEMI: MË OFENDUAN ME FJALËT MË TË NDYTA

Deputeti Arbër Ademi sot u prononcua para mediave me çka tha se ka qenë i provokuar dhe i sulmuar nga deputetët e opozitës.

Vazhdimi i seancës nuk solli situatë aspak të ndryshme…

“Dje Arbër Ademi doli krejtësisht nga sistemi dhe filloi të gjuajë me filxhanë dhe gjësende të forta. Ne nuk jemi ata që shkaktojmë dhunë. Ne vetëm reaguam ndaj kësaj dhune të cilën e fshehin prapa Rregullores dhe këtij Kuvendi”- deklaroi Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE .

Sipas nënkryetares së Komisionit, Arta Bilalli, deputetët e opozitës kanë bërë gjithçka që të ndodhë incidenti. Por, nga Aleanca për shqiptarët me qëndrim se me këtë BDI-ja ka treguar fytyrën e saj të vërtetë.

Deputetët e LSDM-së, përmes rrjeteve sociale u dhanë mbështetje kolegëve të opozitës shqiptare.

Debati është për ndryshimet ligjore me të cilat gjykatësve të cilët së shpejti duhet të dalin në pension, duhet t’u zgjatjet mosha e pensionimit, derisa të zgjidhen gjykatës të rinj.

Deputetët e përfshirë në këtë skandal do të shpëtojnë nga aktakuza, sepse filxhanë, tavëll dhe mikrofon nuk konsiderohen për mjete të rrezikshme.

Të fundit