E diel, 19 Maj, 2024

ZELENSKY I DREJTOHET BJELLORUSËVE: MOS LEJONI TË PËRFSHIHENI NË LUFTË

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëron Bjellorusinë nga përfshirja në luftë. E di që bjellorusët na mbështesin ne, dhe nuk janë për luftën, tha Zelensky në një mesazh me video.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje bjelloruësve në vendin fqinj, të mos lejojnë që të përfshihen në luftën agresore të Rusisë. “Kremlini ka vendosur ndërkohë për ju”, tha Zelensky në mesazhin e tij me video. “Por ju nuk jeni skllevër dhe ushqim për top. Nuk duhet të vdisni.” Zelensky u kujtoi bjellorusëve që të mos lejojnë të tjerët të vendosin për Bjellorusinë. “E di që njerëzit në Bjellorusi na mbështesin ne, dhe jo luftën”, tha Zelensky. “Prandaj udhëheqja ruse do t’i përfshijë ata në një luftë.”

Russland | Treffen Präsident Alexander Lukaschenko und Wladimir PutinLukashenko dhe Vladimir Putin

Presidenti Putin në fundjavë u takua me pushtetmbajtësin bjellorus, Aleksander Lukashenko. Sipas një njoftimi të Putinit, Bjellorusia në të ardhmen do të bëhet bazë për sistemet raketore ruse Iskander-M, që mund të mbajnë koka shpërthyese nukleare. Ukraina së fundmi ka bërë të ditur për sulme të ardhura nga Bjellorusia.

Von der Leyen do “humbje strategjike” të Rusisë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një intervistë me televizionin gjerman, ARD është shprehur, se Rusia duhet të pësojë një “humbje strategjike”. Putini që tani nuk mund ta fitojë luftën. Përveç kësaj von der Leyen u shpreh se KE po punon  për plane emergjence në rast të mungesës së papritur të gazit.

EU-Gipfel in BrüsselUrsula von der Leyen

Këto plane po koordinohen në nivel europian, tha von der Leyen. Kurse në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të Putinit në samitin e G20-s, presidentja e KE, von der Leyen tha se nuk do të ketë më “business as usual” me Putinin, në rast se ai merr pjesë në samitin e G20-s në vjeshtë. Ka rëndësi që ne “t’ia themi në fytyrë, se çfarë mendojmë për të.”

/DW

Të fundit