E premte, 26 Korrik, 2024

ME “PROPOZIMIN FRANCEZ” DERI TEK PËRÇARJA E QEVERISË NË SHKUP

Shkruan: Enis Shaqiri 

Pjesa e koalicionit qeverisës në Republikën e Maqedonisë së Veriut , pohon se do do të braktisin koalicionin qeverisës, në qoftë se kryeministri Dimitar Kovaçevski e pranon “propozimin francez.” Bëhet fjalë për partinë e Pavle Trajanovit “Lidhja Demokrate”

Kreu i kësaj partie, Pavle Trajanov në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se LD do ta tërheq mbështetjen ndaj Qeverisë aktuale në rast se “porpozimi francez” për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë bëhet pjesë e korrnizës negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, mes tjerash duke i`u bërë thirrje qytetarëve që përmes rrjeteve sociale, por edhe protestave ta tregojnë qëndrimin e tyre, ndaj kësja kornize negociuese.

“I thërrasim qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që përmes rrjeteve sociale, por edhe protestave ta tregojnë qëndrimin e tyre, revoltën e tyre ndaj kësaj kornizë negociuese, mendoj se jo para Qeverisë, por para Bashkimit Evropian të tregojmë se ka këtu qytetarë që janë kundër nënvlerësimit nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar Pavle Trajanov.

Në ndërkohë, edhe kryetari i PLD-së, Goran Milevski, tashmë ka deklaruar se e kundërshton planin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Sofjes dhe Shkupit. Milevski shton se mosmarrëveshjet bilaterale nuk duhet të bëhen kushte evropiane, pasiqë çdo zgjidhje e propozuar duhet të marrë fillimisht pëlqimin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kjo përçarje brenda qeverisë, duke se është shfrytëzuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, e cila sërish ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme. VMRO-DPMNE në një konferencë për media kërkoi nga partnerët e koalicionit në Qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së që ta refuzojnë propozimin dhe i bëri thirrje Kovaçevskit, nëse mendon se propozimi është i mirë, të shkojë në zgjedhje.

Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme nga rradhët e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski thekson se protokolli bullgaro-maqedonas dhe propozimi francez nuk janë shpalosur në Kuvend e RMV-së.

“Deri tani, kryeministri Kovaçevski dhe ministri i Jashtëm, Osmani nuk i kanë dorëzuar në Kuvend as Protokollin bullgaro-maqedonas dhe as propozimin francez mbi kornizën negociuese edhe pse kemi informacione të besueshme që të dy i posedojnë këto dokumente dhe kanë marrë pjesë në përpilimin e tyre bashkarisht me qeverinë bullgare. Kjo jotransparencë e Qeverisë ndaj Kuvendit bie në kundërshtim me parimin e llogaridhënies”, ka deklaruar Antonio Milloshoski.

Kujojmë se detajet e propozimit francez, kanë të bëjnë me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së. “Qeveria e Maqedonisë së Veriut merr përsipër që para Konferencës së Parë Ndërqeveritare të përfundojë procedurat e duhura dhe t’i përfshijë në Kushtetutën e saj qytetarët e saj, të cilët jetojnë në territorin e vendit dhe janë pjesë e popullsisë bullgare”.

Kërkesa e dytë ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes,ku të dyja palët do të angazhohen për masa kundër propagandës që i dëmton marrëdhëniet dypalëshe “Maqedonia e Veriut-Bullgari”. “Palët e konfirmojnë angazhimin e tyre për të ndërmarrë veprime kundër gjuhës së urrejtjes dhe të bëjnë identifikimin e përbashkët të rasteve të tilla në mbishkrimet e godinave dhe monumenteve publike, tekstet shkollore dhe programet mësimore, si dhe në media”.

Ndërsa kërkesa e tretë ka të bëjë me Komisionin e Përbashkët për Çështjet Historike, ndërsa e fundit ka të bëjë me viktimat e regjimit komunist ku Protokolli e detyron Qeverinë e Maqedonisë që të kërkojë falje për represionet e bëra, siç thuhet, regjimi komunist jugosllav ndaj qytetarëve me vetëdije bullgare.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit