E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

VRITET NJË SHQIPËTAR NË GJERMANI

Një shqiptar në Gjermani është vrarë pasditen e së mërkurës në qytetin e Hamburgut. Viktima është një 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Sipas mediave gjermane, shqiptari u konfliktua me një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Të dy kishin njohje mes tyre dhe ishin takuar për të sqaruar konfliktin.

Por sherri degradoi dhe 36-vjeçari maqedonas goditi me thikë shqiptarin. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e sotme.

24-vjeçari shqiptar kishte plagë në kokë. Edhe 36-vjeçari maqedonas mbeti i plagosur pasi u godit me thikë nga shqiptari gjatë përleshjes. Ai u trajtua në spital dhe nuk raportohet në rrezik për jetën. I plagosur mbeti gjithashtu edhe shoku i autorit, pasi të dy kishin shkuar bashkë për t’u takuar me shqiptarin.

Shkaqet e sherrit mes tyre nuk janë sqaruar ende. Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar.

Të fundit