E diel, 26 Maj, 2024

UEFA DUKE PUNUAR PËR NJË TURNE TË RI, NDRYSHON SUPERKUPA

Në orët e fundit po qarkullon lajmi se, UEFA po mendon ndryshimin e Superkupës europiane. Krijimi i Conference League ka sjellë komente dhe ide të ndryshme mbi Superkupën, por UEFA ka një plan krejt tjetër.

Sipas mediave franceze, në turneun e ri do të përfshihen fituesi i Champions League dhe tre “top” klube të tjera, ndërsa fituesit e Europa League dhe  Conference League do të luajnë kundër njëri-tjetrit.

Më thjeshtë, po mendohet për krijimin e një turneu të ri parasezonal për klubet, një format që duhet të zhvillohet në mesin e gushtit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu, në mënyrë të pashmangshme do të ndryshonte formati i Superkupës, për të cilin do të garonin edhe fituesit e Europa League dhe Conference League.  E gjithë kjo pritet të ndryshojë duke filluar nga viti 2024.

Diçka e tillë raportohet nga “L’Equipe”, e cila ka parë njoftimin dërguar transmetuesve televizivë për periudhën trevjeçare 2024-2027, në të cilin është edhe formati i ri i Champions-it me 36 skuadra.

Turneu i rinovuar, pra, mund të parashikohet nga një mini garë verore, e përbërë nga dy gjysmëfinale, një finale dhe një finale për vendin e tretë-katërt. Gjithsesi për momentin, nga zyrat e UEFA-s nuk ka një reagim për këtë lajm, nëse është vetëm një teori apo gjithçka është e vërtet./ Digitalb

Të fundit