E premte, 26 Korrik, 2024

PRANIA “NORMALE” E PANDEMISË, CERTIFIKATAT DIGJITALE MBETEN NË FUQI

Komisioni Evropian së bashku me Parlamenti Evropian, kanë nënshkruar marrëveshjen për zgjatjen e përkohshme të certifikatave digjitale të BE-së për Kovidin edhe për një vit, pas propozimit të Komisionit. Sa i përket gjendjes në Maqedoninë e Veriut me pandeminë, deri më tani janë kryer gjithsej 2.067.648 teste për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid që nga fillimi i pandemisë është 312 673, ndërsa rreth 303 007 njerëz janë shëruar. Ndërsa për momenti numri i rasteve aktive është 350. Kryetari i Kuvendit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Xhabir Bajrami thekson se pandemia nuk do të mbarojë këtë vit, por vaksinimi i pothuajse shumicës së vendeve po e sjell atë drejt fundit.

Shkruan: Puhiza Osmani

Komisioni Evropian në marrëveshjen me Parlamenti Evropian dhe Këshillin, ranë dakord për zgjatjen e përkohshme të certifikatave digjitale të BE-së për Kovidin edhe një vit, pas propozimit të Komisionit. Marrëveshja është vendosur që të lehtësojë lëvizjen e lirë të pakufizuar, për shtet të cilat kanë marrë vendimin për të hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit. Por nëse ka rritje të infeksioneve do bëhet e nevojshme që shtetet të rivendosin përkohësisht kufizimet.

Parlamenti Evropian dhe Këshilli ranë dakord gjithashtu për të futur disa ndryshime shtesë në sistemin e certifikatës digjitale të BE-së për Kovidin, në mënyrë që ai të jetë edhe më i aksesueshëm për qytetarët. Në veçanti, shtetet anëtare do të jenë në gjendje të lëshojnë certifikata për pjesëmarrësit e provave klinike dhe do të njohin lloje shtesë të testeve të antigjenit.

Kryetari i Kuvendit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë së Veriut, Dr. Xhabir Bajrami u shpreh se pandemia nuk do të mbaroj këtë vit, por vaksinimi i pothuajse shumicës së vendeve po e sjell atë drejt fundit. Ai theksoi se në rastin e riinfeksioneve, apo në rast se ashpërsia e sëmundjes restaurohet më tej, vendi ynë është më i përgatitur kësaj radhe, si dhe do të përdorë mënyra të reja për të udhëhequr strategjitë e mëtejshme të vaksinimit.

“Për mua është një kënaqësinë e madhe të raportoj përmirësimin që po ndodh në vend me situatën e pandemisë. Që nga fillimi prioriteti ynë ka qenë siguria e pacientëve dhe stafit tonë. Aktualisht po shohim një rënie të dukshme të numrit të njerëzve të infektuar me Kovid-19, dhe kjo mendoj se është meritë e vaksinimit të qytetarëve”, tha Bajrami.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 983 analiza, dhe janë regjistruar 66 raste të reja me KOVID-19, në Shkup 50, në Manastir dhe Ohër – 5 veta, në Makedonski Brod – 2, dhe nga  Prilep, Kavadar, Shtip dhe Strumica – 1. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, rreth 13 janë regjistruar me riinfeksion. Megjithatë sipas Regjistrit të Vdekjeve me diagnozë të Kovid-19 nuk është raportuar asnjë vdekje brenda 24 orëve tëfundit.

Që nga fillimi i epidemisë së Kovid-19 gjithsej janë kryer 2.067.648 teste, si dhe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid nga fillimi është 312 673. Prej të gjitha rasteve numri i të shëruarve është 303 007,ndërsa numri i të vdekurve është 9316. Për momentin numri i rasteve aktive është 350.

 

Të fundit