E shtunë, 27 Korrik, 2024

FENOMENI SHQETËSUES I ANALFABETIZMIT

Sipas regjistrimit të fundit 19 mijë persona janë analfabet. Një shifër shqetësuese për një shtet me pak banorë siç është Maqedonia e Veriut. Sipas profesorëve shkaqet e analfabetizimit mund të jenë të shumta,ndërkohë që theksin e vënë te sistemi arsimor, te ndërrimi i shpeshtë i strategjive nacionale, te mungesa e vullnetit të vetë personave, por edhe te përhapja gjithnjë e më e madhe e teknologjisë, gjegjësisht rrjeteve sociale.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Zakonisht thuhet se shkollimi është vendimi dhe investimi më i mençur që mund të bëjë njeriu. Sa më shumë popullsi e shkolluar, aq më shumë do të ketë shoqëri të përparuar. Në Maqedoninë e Veriut pretendohej të ishte rritur përqindja e personave që të paktën dinë shkrim-lexim,ndërkohë që niveli i arsimit mbetet temë në vete. Por, regjistrimi i fundit zbuloi se një numër i konsiderueshëm, gjegjësisht 19.000 persona të jenë analabet.

Sipas albanologëve, si arsye kryesore janë mos kualifikimi i puntorëve të arsimit dhe mungesa e dëshirës së vet individëve.

Profesori i Gjuhës Shqipe dhe njëkohësisht ligjerues në Fakultetin e Shkencave Sociale në Univisitetin “Nënë Tereza” Mustafa Ibrahimi thekson se sistemi arsimor është në rregull, por problemi qëndron te vetë nxënësit.

“Kësaj shifre ndoshta i mungon mosha. Nëse bëhet fjalë se ky numër ka të bëjë me moshën mbi 60 vjeç, ndoshta është e natyrshme, por nëse bëhet fjalë se analfabetët janë nën moshën 30 vjeçare, atëherë kemi të bëjmë me stistemin arsimor. Edhe pse nuk mendoj të jetë kjo e dyta, sepse shkollimi deri në arsimin e mesëm është i domosdoshëm.  Unë mendoj se këtu bëhet fjalë për joprofesionalizëm. Ndoshta mbarojnë shkollimin fillor apo të mesëm, por nuk kanë ndonjë profesion dhe nuk janë të përgatitur për punën e tregut. Shkollimi fillor dhe i mesëm janë të domosdoshëm dhe nuk e shoh këtu problemin. Problemi është tek profilizimi, gjegjëssisht aftësimi që mbas shkollës së mesme të fillojnë me biznese dhe punë profesionale”, thekson profesori Mustafa.

Në ndërkohë, mësuesja e gjuhës shqipe, Shehide Xheladini vlerëson se arsyeja kryesore është ndërrimi i shpeshtë i strategjive nacionale për arsim.

“Arsyet dhe shkaqet për analfabetizmin janë të ndryshme. Sistemi arsimor shumë shpesh i ndërron udhëheqësit,secili me dashje apo pa dashje duke risjellë risi e kanë dëmtuar gjithmonë arsimin. Mungesa e trajnimeve, seminareve të arsimtarëve, ka shënuar regres në arsim, duke mos ndryshuar format dhe metodat e punës në praktikë në përditshëmëri. Zhvillimi ose përhapja e teknologjisë ka një rolë kyç sepse të rinjve ose konkretisht nxënësve iu merr një pjesë të madhe të kohës duke stagnuar në kryrjen e obligimeve shkollore. Neglizhenca e disa mësimdhënësve luan rol të rëndësishëm në përgaditjen e kuadrove kualitative. Mirëpo, mendoj dhe besoj mbi të gjitha edhe mungesa e interesit personal i secilit nxënës është një shkatar i rëndësishëm”, thotë mësuesja Xheladini.

Ndërkaq, përveç faktorëve tjerë që u përendën edhe më lartë, mësueja e gjuhës shqipe Filize Saqipi, këtë dukuri e lidh edhe me rrjetet sociale.

“Arsyet për këto rezultate janë të shumta. Sigurisht, njëra ndër to janë edhe rrjetet sociale, të cilat po ndikojnë negativisht tek të rinjtë, sidomos duke e marrë kohën e tyre dhe duke e zvogëluar në masë të madhe dëshirën për të lexuar. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë, siç janë politika në vend, por padyshim arsyeja kryesore është sistemi arsimor me të cilin po përballen nxënësit dhe mësimdhënësit periudhën e fundit. Si shkaktar, sigurisht nuk duhet të përjashtohet as individi dhe rrethi shoqëror”, thotë mësuesja Saqipi.

Përndryshe, sipas të dhënave të ESHS-së, 1.5% e popullsisë në vend janë pa asnjë shkollim, 4% nuk e kanë përfunduar shkollim fillor, 27% janë me arsim fillor, 44% me arsim të mesëm, 17% me arsim të lartë, 2% kanë kryer studimet postdiplomike, 0.4% kanë kryer doktoraturën.

Të fundit