E shtunë, 27 Korrik, 2024

DUKURIA E MIGRIMIT, RRUGA E NJË FATI TË VËSHTIRË

Migrimi mbetet një dukuri e pranishme ndër vite dhe në vende të ndryshme. Migrantët shpesh nuk zgjedhin këtë rrugë, por janë të detyruar të ndjekin këtë rrugë  për shkak se nuk ndihen të sigurt në shtetin e tyre. Zakonisht migrantët janë ata që i marrin vendimet më të vështira, pasi që janë përpara një zgjedhjeje vendimtare dhe të komplikuar në jetë, që i jap krejtësisht kahje tjetër fatit të tyre. Kujdesi ndaj tyre mbetet detyre, sepse të gjitha konventat ndërkombëtare e theksojnë një gjë të tillë

Shkruan: Gentuar Ismaili

Migrimi është dukuria që po bëhet e pranishme çdo ditë e më shumë. Për arsye nga më të ndryshmet, nisur nga luftërat e deri tek kushtet ekonomike. Si para shumë vitesh edhe sot, kjo dukuri është mjaftë e pranishme. Migrantët shpesh nuk zgjedhin këtë rrugë, por janë të detyruar të ndjekin këtë rrugë, përshkak se nuk ndihen të sigurt në shtetin e tyre. Zakonisht migrantët janë ata që i marrin vendimet më të vështira, pasi që janë përpara një zgjedhjeje vendimtare dhe të komplikuar në jetën e tyre, që i jap krejtësisht kahje tjetër fatit të tyre.

Ata gjatë rrugës ndeshen me barriera, sfida dhe pengesa nga më të ndryshimet, por megjithatë, shumica prej tyre ia dalin mbanë për t’i përballuar ato, sepse nuk e harrojnë qëllimin se përse e kanë nisur atë rrugë.

Shpesh ndodh që ata ta humbin edhe jetën duke u menduar për ta arritur qëllimin. Rruga e tyre drejtë gjetjes së një destinacioni të sigurtë është përplotë me gjëmba.

Shpesh ata janë objekt i keqpërdorimit, tregtisë me qenie njerëzore dhe abuzim të statusit së tyre. Ka shumë konventa që parashohin mbrojten e të drejtave të tyre,  por implementimi i tyre vihet në pikëpytje të madhe.

Historia bashkëkohore e njerëzimit tregon se popuj të ndryshëm kanë kaluar nëpër sfidat e ngjajshme, por që tejkalimi i tyre s’ka qenë fare i lehtë.

Rajoni i Ballkanit Perendimor në të kaluarën ka qenë “magnet” i konflikteve dhe në ndërkohë vatër e madhe e shpërnguljes së njerëzve nga këtu në Evropë. Poashtu edhe Lindja e Mesme gjatë këtyre dy dekadave ka qenë vendi i cili sipas ndërkombëtarëve ka qenë vatër e krijimit të konflikteve të reja në botë dhe vend që ka shkaktuar dukurinë e migrimit.

Trajtimi i emigrantëve është minimal dhe i lenë shumë për të dëshiruar si në aspektin e akomodimit, në aspektin e kujdesit shëndesorë dhe atë se sa zbatohen të drejtat e tyre.

Gjithë këto aspekte që ndërlidhen me problematikën e migrimit duket se përmblidhen në fjalën e urtë: “Çdo kush ka të drejtë të jetojë dhe çdo kujt duhet t’i ofrohet mundësia për të jetuar”.

 

Të fundit