E shtunë, 27 Korrik, 2024

NDËRMJET BASHKIMIT EUROPIAN DHE “KOMUNITETIT POLITIK EUROPIAN”

Dinamikat në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, ditëve të fundit ka fituar një intensitet tjetër. Ideja e presidentit francez Makron për një koncept të ri të pagëzuar “ Komuniteti politik europian” tashmë është pjesë e debatit edhe në institucionet europian. Por, përfaqësues të BE-së për më tepër insistojnë në idenë e integrimit të shpejtë të rajonit në BE, sidomos hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qershori duhet të vendosë shumëçka, ndërkohë që diplomacia europiane tashmë duket më e impenjuar për t’iu dhënë kurajo vendeve të Ballkanit, duke theksuar vazhdimisht se janë pjesë e Europës.

Shkruan: Enis Shaqiri

Përfaqësues europianë iu kanë bërë thirrje Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të gjejnë zgjidhje solide afatgjate për kontestin.
Kabineti i presidentit francez Emanuel Macron, ka dalë me njoftim për bisedën e tij me presidentin bullgar Rumen Radev, kryeministrin Kiril Petkov, si dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Nga presidenca franceze thonë se Macron zhvilloi bisedime të ndara me kryeministrat, dhe presidentin bullgar.
Sipas kabinetit të presidentit francez, qëllimi kryesor i këtyre bisedimeve ishte inkurajimi i të dyja palëve që të rifillojnë sa më shpejt dialogun për mosmarrëveshjen.
Presidenti i Republikës rikonfirmoi përkushtimin e tij ndaj perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin e destabilizmit të kontinentit evropian”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Emanuel Macron.
Ideja e një aleance të re, e paraqitur nga presidenti francez Emanuel Macron, e pagëzuar si ”komunitetin politik evropian” në vend të “Bashkimit Evropian”, tashmë është miratuar edhe nga kreu i Këshillit Evropian. Sipas njoftimit, përveç vendeve të BE-së, në komunitetin e ri do të përfshihen edhe vendet kandidate, si Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia dhe Britania e Madhe.
Ambasadori i BE-së, David Gir, argumenton se ideja e re e një komuniteti politik evropian nuk do të sjellë ndryshim në anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE.“E vetmja rrugë është zgjerimi me Ballkanin Perëndimor, është prioritet absolut dhe është një rrugë e bazuar në reforma. Nuk mendoj se kjo ide do të ndikojë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Union”, theksoi David Gir- Shef i Misionit të BE-së.
Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend David Gir ,deklaroi për një fillim të shpejtë të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Gir, në një deklaratë për mediat theksoi se nuk dëshiron të hyjë në debat me afate kohore, por theksoi se duhet të bëhen përpjekje maksimale për realizimin e qëllimit për hapjen e negociatave sa më shpejtë të jetë e mundur.

Absolutisht jemi të vendosur për të vazhduar përpara, jemi në dijeni se është  interesi strategjik i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, që këto vende të përfshihen në Union dhe ne presim vazhdim të procesit dhe ta shohim Maqedoninë e Veriut në BE sa më shpejtë të jetë e mundur”, deklaroi Gir.
Nga ana tjetër Borell, përkundër euroambasadorit Gir, ka vendosur për herë të parë një afat kohor, duke kërkuar që të hiqet vetoja e Bullgarisë deri në fund të presidencës franceze, e cila përfundon në fund të qershorit.
Ndërkohë, kancelari gjerman, Olaf Scholz , para një takimi të Budestagut gjerman potencoi se përpjekjet e Ukrainës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk mund të përshpejtohen, pavarësisht pushtimit të Rusisë, duke shtuar se nëse do të bëhej një përjashtim i tillë për Ukrainën, do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat po ashtu aspirojnë anëtarësimin në bllok,

Ndërkaq, ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn, pas deklaratës së kancelarit gjerman Anke Hollshtajn, porositi se vendet e rajonit i takojnë BE-së.
Kancelari gjerman në deklaratën qeveritare sot në mëngjes deklaroi se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor i takojnë BE-së. Ky është mesazhi që i nevojitet rajonit. Ai, gjithashtu, shton se situata gjeopolitike është më urgjente se kurrë dhe ky është qëllim strategjik edhe për Gjermaninë, Qeverinë. Qeveria gjermane mbetet e përkushtuar”, deklaroi Hollshtajn.
Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të vizitojë Ballkanin muajin e ardhshëm. Kjo vizitë është në kuadër të një turi që kancelari gjerman do të bëjë në Ballkanin Perëndimor para se të mblidhet samiti i BE-së. Vizita ka për qëllim të përcjellë mesazhin se ky rajon i përket BE-së.
6 vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut , Bosnja e Hercegovina janë impenjuar në një proces reformash prej vitesh. Të nderojmë impenjimet tona ndaj këtyre vendeve është një çështje besueshmërie. Sot më shumë se kurrë integrimi i tyre është në interesin tonë strategjik“, deklaroi Olaf Sholc, Kancelar i Gjermanisë

Të fundit