E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kovaçevski: Dimër i vështirë nga lufta në Ukrainë

Sipas Mickovskit, nëse vendi vazhdon me udhëheqësinë aktuale do të fundoset duke numëruar mossuksese dhe mbetur vendi më pak zhvillimor i Ballkanit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski disa herë ka përsëritur se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje në këtë periudhë krize ekonomike dhe energjetike pasuar nga lufta e Ukrainës. Kryeministri sot paralajmëroi një dimër të vështirë me furnizimet me energjinë.

“Se çfarë dimri na pret do të varet edhe nga zhvillimet në Ukrainë. Nëse vazhdojnë luftimet, atëherë efektet negative të asaj lufte do të jenë akoma më të fuqishme si për Europën edhe për rajonin tonë në përgjithësi.”,- u shpreh kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Zgjedhjet e parakohshme i ka kundërshtuar edhe BDI, për dallim nga opozita shqiptare të cilët insistojnë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Të fundit