E premte, 26 Korrik, 2024

PROCESI I INTEGRIMIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË BE INTERES GJEOSTRATEGJIK

Ministrat e jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesit më të lartë institucioneve europiane në një takim me shefat diplomacisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ritheksuar nevojën e integrimit të rajonit në BE. Ata kanë theksuar se procesi i hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është i vonuar dhe se duhet që urgjentisht të fillohet me mbledhjet ndërqeveritare. Në këtë takim është dënuar agresioni rus mbi Ukrainën, ndërkohë që është theksuar perspektiva europiane për të gjitha vendet e rajonit.

 Shkruan: Enis Shaqiri

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë zhvilluan një takim të përbashkët me shefat e diplomacisë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e 27 vendeve të BE-së bisedimet i fokusuan në fillimin e negociatave me  Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë  për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe agresionin rus mbi Ukrainën dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani para mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, theksoi se Ballkani Perëndimor është pjesa që i mungon Evropës për t’u bërë e plotë.

Thjesht, mendoj se në takimin e FAC është ftuar pjesa që mungon, që Evropa të jetë e plotë. Koha është e rëndësishme për të diskutuar pozicionin tonë të përbashkët në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës dhe solidaritetin e shprehur ndaj Ukrainës. Pozicioni i Maqedonisë së Veriut është i pahamendshëm në mbështetjen e Ukrainës dhe popullit të saj. Poashtu e kemi harmonizuar politikën tone të jashtme dhe të sigurisë 100% me politikën e përbashkët të dhe të sigurisë së BE-së dhe mendoj se së bashku jemi më të fortë në dënimin ndaj agresionit dhe solidaritetin me Ukrainën,” theksoi Osmani.

Ndërkohë në takim, Ministri Osmani ka kërkuar që menjëherë të zhbllokohet procesi eurointegrues i vendit.

Bashkimi Evropian duhet të bëjë lëvizjen e duhur në këtë moment dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, pasi integrimi i plotë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me interes parësorë politik-sigurisë dhe gjeostrategjik për Unionin dhe të ardhmen e kontinentit evropian,” ka theksuar Osmani.

Nga ana tjetër Gjermania e ka vlerësuar si të vonuar procesin e hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ndërsa është theksuar edhe mosmbajtja e premtimit nga ana e BE-së.

Ky vlerësim ka ardhur nga ministrja e jashtme gjermane, Analene Berbok para takimit me kryediplomatët e vendeve të BE-së, ku veç rrezikut të agresionit rus në tryezën e diskutimit sihin edhe marrëdhëniet e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pikë kyçe për mbajtjen e këtij premtimi është edhe hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fillim të verës dhe për këtë do të flasim më gjerësisht sot. Kjo çështje jo vetëm që është e vonuar, pasi ky është një premtim që është bërë prej kohësh, por është edhe një pikë kryesore për sigurinë dhe gjeopolitikën”.

Sipas saj, Ballkani është në presionin e përpjekjeve ruse për të ushtruar ndikim ndaj duhet të mbahet premtimi për përfshirjen në BE.

Ministri sllovak i Punëve të Jashtme, Ivan Korçok, kërkon që pa shtyrje të fillojnë bisedimet për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilët sipas ministrit sllovak, po presin më shumë se dy vjet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, të bllokuar nga Bullgaria.

Nuk ka arsye për shtyrje të mëtutjeshme të fillimit të bisedimeve, ajo është diçka që vendet e presin, njëherë kur i përmbushin kriteret e rëndësishme, ne duhet të ofrojmë dhe këtë duhet ta bëjmë tani. Dhe, çka është më e rëndësishme, sepse shohim konkurrues të tjerë në Ballkanin Perëndimor, kështu që edhe një herë ky do të jetë sinjali më i mirë i yni”, deklaroi Korçok.

Karaçok mes tjerash nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka dhënë sinjal shumë kohë më parë për të qenë pjesë e bashkësisë Evropiane. “Ballkani Perëndimor dha sinjal se duan të jenë pjesë e bashkësisë sonë, ky është momenti të dëshmojmë se ku e kanë vendin”, shtoi Karaçok.

Ndërsa Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhei së bashku me shefin e diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrellin, vlerësojnë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë prioritet strategjik i BE-së.

Politika e zgjerimit të BE-së është garanci e vetme për paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon. Është e domosdoshme të arrihet progres në proceset aderuese të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha vendimet e BE-së në këtë drejtim duhet të miratohen urgjent”, shkroi Varhei në profilin e tij në Twiter.

 

Të fundit