E shtunë, 27 Korrik, 2024

Milani është spektakolar dhe rekordmen, një skuadër si kjo nuk shihej që nga… “Calciopoli”

Milani nën drejtimin e Stefano Piolit ka bërë një hap gjigand përpara dhe kjo shihet qartësisht tashmë, pavarësisht se si do të shkojë java e fundit e kampionatit. Kuqezinjtë kanë një dorë te titulli kampion në Serinë A dhe përveç kësaj, po arrijnë të vendosin disa standarde të reja për ta, si ato të pikëve të fituara.

 

Me fitoren ndaj Atalantës, Milani arriti kuotën e 83 pikëve, një shifër që cilësohet si rekord për të që kur filloi të përdorej sistemi i tre pikëve për fitore. Një shifër që mund të përmirësohet që në javën e ardhshme duke e bërë edhe më të veçantë sezonin e ekipit të Piolit, përtej festës së mundshme të titullit kampion.

Në fakt, në historinë e vet Milani e ka kaluar një herë këtë kuotë, në sezonin 2005-2006. Në atë edicion, Milani regjistroi 88 pikë, teksa e përfundoi kampionatin pas krahëve të Juventusit që siguroi 91 pikë. Por ai ishte pikërisht kampionati i cili u mbyll me skandalin e “Calciopoli’ pas të cilit titulli i shkoi Interit që u rendit i treti sepse Juventus u dënua me rënien në Serinë B, ndërsa Milanit i hoqën 30 pikë, duke bërë që kuqezinjve për atë edicion t’i njihen zyrtarisht vetëm 58 pikë.

PANORAMASPORT.AL

Të fundit