E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fatet e titullit vendosen në 90 minutat finale/ Interi shpreson, në herën e fundit protagonistë ishin zikaltërit (PRECEDENTËT)

90 minutat e fundit të kampionatit do të jenë vendimtare në garën e titullit kampion në Serinë A.

 

Milani dhe Interi do të luajnë titullin e sezonit 2021/2022 në javën e fundit të kampionatit, një situatë që nuk kishte ndodhur në Serinë A prej disa kohësh, ekzaktësisht që nga sezoni 2009/2010 në vitin e Tripletës së Interit, ku më 16 maj 2010, Interi arriti të fitonte kampionatin në Siena ndaj këtyre të fundit falë një goli të Diego Militos.

Në epokën e tre pikëve, nga sezoni 1994/1995, është hera e shtatë që kampionati pret kampionin në ndeshjen e fundit. Ndërkohë përmbysja ka ndodhur vetëm tre herë.

PRECEDENTËT –

SEZONI 1998/1999 – MILAN 70 pikë, LACIO 69 pikë

Viti i kampionatit të 16-të të Milanit vjen pas një udhëtimi në të cilin skuadra e Zakeronit shënoi një varg të gjatë suksesesh që kulmuan me parakalimin ndaj Lacios në javën e parafundit, barazimi i bardhekaltërve me Fiorentinën, fitorja e Milanit ndaj Empolit. Java e fundit, me të dyja skuadrat që marrin tre pikët, konfirmojnë renditjen, Milani shpallet kampion i Italisë.

SEZONI 1999/2000 – LACIO 72 pikë, JUVENTUS 71 pikë

Lacio rikthehet vetëm një vit më vonë, pas asaj ndaj Peruxhias. Pas një lufte pikë për pikë në javën e fundit, bardhekaltërit likuidojnë Rexhinan me rezultatin 3-0, ndërsa në Umbria, Juventus nuk mund të shkojë përtej 0-0, me një shi të rrëmbyeshëm, me ndeshjen e ndërprerë dhe më pas rifillimin nga arbitri Kolina duke pritur të paktën kushte të pranueshme atmosferike. Skuadra e Lipit nuk e kalon dot atë të Macones. Lacio shpallet kampion i Italisë.

SEZONI 2000/2001 – ROMA 75 pikë, JUVENTUS 71 pikë

Titulli i tretë i Romës me Kapelon duhet të presë deri në ditën e fundit. Roma mundi 3-1 Parmën me golat e Totit, Batistutës dhe Montelës dhe konfirmoi avantazhin prej katër pikësh ndaj bardhezinjve, fitorja në shtëpi kundër Atalantës ishte e kotë.

SEZONI 2001/2022 – JUVENTUS 71 pikë, ROMA 70 pikë, INTER 69 pikë

5 maji, është precedenti më i famshëm dhe dramatik, edhe sepse përfshin tre ekipe. Interi është në kërkim të titullit që i mungonte prej 13 vitesh dhe prezantohet në “Olimpico” kundër Lacios me një pikë përpara Juventusit dhe dy ndaj Romës. Zikaltërit e nisën mirë, duke u zhbllokuar me Vierin, atyre u bashkohet Poborskin, por ende vazhdojnë me Di Biaxho. Ndërkohë që bardhezinjtë e vunë menjëherë lojën tatëpjetë në Udine, Inter humbet çdo gjë me gabimin e Greshkos. Atë ditë vjen dhe titulli i 26-të për Juventusin. Roma fitoi në Torino dhe për këtë arsye zikaltërit u ngjitën nga e para në të tretin në vetëm 90′.

SEZONI 2007/2008 – INTER 85 pikë, ROMA 82 pikë

Kampionati i 16-të i Interit është rrëqethës. Pas barazimit në shtëpi kundër Sienës në javën e parafundit, skuadra e Mançinit duhet të fitojë në Parma për të ruajtur avantazhin e tre pikëve me Romën e vendit të dytë. Verdhekuqtë zhbllokojnë rezultatin ndaj Katanias në minutën e tetë, duke i bërë presion rivalëve të tyre, të cilët nuk mund të kalojnë pengesën verdheblu. Në fillim të pjesës së dytë Mançini luan kartën “Zlatan Ibrahimoviç”, i cili rikthehet nga një dëmtim i gjatë. Suedezi shënon një dopietë në shiun e rrëmbyeshëm të Rexhio-Emilias duke bërë tifozët e Interit të festonin.

SEZONI 2009/2010 – INTER 82 pikë, ROMA 80 pikë

Sërish Inter dhe Roma. Skuadra e Murinjos po ndiqte Tripletën dhe dëshiron të ta vazhdonte trofeun e dytë të sezonit nga titulli kampion. Parakalimi ndaj ekipit të drejtuar nga Ranieri erdhi në javën e 35-të të kampionatit, kur Sampdoria fitoi “Olimpico” falë një super Xhampaolo Pacini. Interi në Siena vuan ndërsa Roma shënon dy herë në pjesën e parë në Verona ndaj Kievos dhe pret lajme të mira nga Toskana. Titulli i zikaltërve mban firmën e Diego Militos, i cili në minutën e 57-të zhbllokon ndeshjen. Goli i “El Principe” do të mjaftojë për titullin e 18-të të Interit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

Të fundit