E shtunë, 27 Korrik, 2024

VAZHDOJNË BISEDIMET, NUK DO TË KETË VAZHDIM TË MËSIMIT PAS 10 QERSHORIT

Ndërkohë që kanë vazhduar bisedimet mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit për gjetjen e një zgjidhjeje përmes dialogut për rritjen e pagave, nga qeveria kanë bërë të ditur se nuk do të ketë vazhdim të vitit shkollor, gjegjësisht nuk do të ketë zëvendësim të ditëve humbura pas 10 qershorit, kur edhe përfundon viti shkollor

Shkruan: Eljesa Dervishi

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministria e Arsimit kanë vazhduan bisedimet për arritjen e marrëveshjes për harmonizimin e pagave të punëtorëve në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe për përcaktimin e afateve për lidhjen e kontratave të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

Në mbledhjen e 44 të qeverisë është vendosur që procesi mësimor të përfundoj në afatin e paraparë pavarësisht se nxënësit i kanë humbur rreth 3 javë mësimore.

Edhe pse greva në arsim zgjati mbi tre javë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që ditët e humbura të mos zëvendësohen por procesi mësimor në shkollat e mesme të përfundoj në afatin e paraparë me 10 qershor. Kështu u tha në konferencën për shtyp të zëdhënësve të qeverisë.

“Me këtë vendim përcaktohet se numri i ditëve mësimore në këtë vit vijues në shkollat e mesme është 146 ditë mësimore andaj edhe nuk do të ketë vazhdim të vitit shkollorë”, tha Muhamet Hoxha, zëdhënës i qeverisë së RMV-së.

Sindikata e ka filluar grevën më 28 prill, ndërkohë që ka marrë njoftim nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale se Ministria e Arsimit dhe Shkencës se po i afrohet zgjidhjes me dialog të rritjes së pagave.

Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve është 20 ditë, ndërsa afati fillestar prej 10 ditësh skadon të dielën.

Të fundit