E mërkurë, 22 Maj, 2024

Schallenberg: Nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor, Maqedonia të fillojë negociatat në qershor

Austria angazhohet për negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në që të fillojnë në qershor.

Kjo u bë e qartë në takimin e punës së ministrave të Jashtëm të Bullgarisë dhe Austrisë, Teodora Gençovska dhe Alexander Schallenberg.

“Pozicioni im është shumë i qartë dhe Austria do të donte që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të nisnin në qershor. Sigurisht, ne e kuptojmë se ka shumë pika të ndjeshme në marrëdhëniet dypalëshe.

I vlerësojmë shumë përpjekjet e palës bullgare, të cilat filluan me presidentin Radev dhe vazhduan në vitin e kaluar dhe tani janë aktuale dhe udhëhiqen nga qeveria e re bullgare me kryeministrin Kiril Petkov.

Duhet të ketë vullnet politik, të ketë mbështetje nga të dyja palët. Ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor. Tani duhet të japim gaz”, i bëri thirrje Schallenberg, Gençovskës.

Të fundit