E shtunë, 27 Korrik, 2024

OSMANI: MARRËDHËNIET ME SHBA I LARTËSOJMË NË NJË NIVEL TJETËR

Kryediplomati Bujar Osmani tha sot në një konferencë për media në Shkup se Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), që do të mbahet më 2 qershor në Uashington, ështëi një rëndësie të veçantë për vendin.

Maqedonia e Veriut, tha ai, do të jetë vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që do të realizojë Dialog Strategjik me Shtetet e Bashkuara, që është një sukses i madh diplomatik, por edhe pjesë e rëndësishme e përmbushjes së interesave tona strategjike në përputhje me kursin euroatlantik të vendit.

“Dialogu Strategjik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara është një konfirmim i kësaj aleance të fuqishme mes dy vendeve dhe në të njëjtën kohë një forum i rëndësishëm që do të sigurojë përmirësimin e partneritetit strategjik, forcimin e bashkëpunimit dhe në një farë mënyre ngritjen e marrëdhënieve bilaterale në një nivel më të lartë”, deklaroi Osmani.

Kjo, sipas tij, do të nënkuptojë definim të bashkëpunimit bilateral në një formë të mirëfilltë institucionale, të udhëhequr nga diplomatët e të dy vendeve, që në plan afatmesëm dhe afatgjatë sigurisht që do të kontribuojë në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në një numër më të madh sferash.

Të fundit