E premte, 26 Korrik, 2024

Pse u zgjodh Dritan Abazoviç kryeministër i Malit të Zi?

Abazoviq nuk ka ardhur për ta bërë “Shqiprinë e Madhe” dhe as “Bashkimin Kombëtar”, por është i dërguar që Malin e Zi ta bëjë një vend ku mbisundon paqja, qëndrueshmëria dhe vend që është i orientuar kah perëndimi dhe i integruar në BE.

 

Shkruan: Gentuar Ismaili

 

Dritani është politikan i ri i cili një pjesë të shkollimit e kreu në SHBA, kurse karierën politike e filloi si aktivist i të drejtave të njeriut. Abazoviq promovon multikulturalizimi, bashkëpunimi ndërkulturor mes komuniteteve atje.

Kjo nënkupton se ai nuk u bë kryeministër se është shqiptar, as pse ka fuqi personale politike, e as fuqi të partisë së tij, por ai u bë kryeministër sepse është pro-amerikan dhe pro-perëndimor. Përmes tij, Perëndimi do të heq ndikimin serb atje dhe poashtu edhe atë rus.

Domethënë, inicimi për tu bërë ai kryeministër është më shumë nga perëndimi, për të ju shërbyer interesave të tyre në Mal të Zi. Ai është aty thjesht për shkak të momentumit politik dhe situatës aktuale politike atje. Fuqia e tij politike është fat në fatkeqësi dhe ai po shfrytëzon mundësinë e artë për të bërë karierë politike.

Politika e jashtme amerikane, Ballkanin Perëndimor e sheh si çështje sigurie, prandaj përdor këtë strategji duke i shpallur non-grata politikane nga Ballkani Perëndimor, që nuk janë në vij nme politikën e tyre, emëron ish diplomatë që rikthejnë sigurinë, për ta kryer misionin e pambaruar dhe në fund emërohen njerëz të besueshën në pozita të larta të shtetit për ta zbatuar strategjin deri në fund, që të ketë një Ballkan të qetë, të sigurtë dhe të integruar. Ballkani në tërësi është në struktura euroatlantike.

Për ta përkufizuar këtë mendim, Abazoviq nuk ka ardhur për ta bërë “Shqiprinë e Madhe” dhe as “Bashkimin Kombëtar”, por është i dërguar që Malin e Zi ta bëjë një vend ku mbisundon paqja, qëndrueshmëria dhe vend që është i orientuar kah perëndimi dhe i integruar në BE.

Të fundit