E premte, 26 Korrik, 2024

Haradinaj: Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat të lira

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat të lira.

Ai, përmes një postimi në rrjetin social, tha që liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme.

“Një shoqëri është e lirë po aq sa i ka mediat e lira. Shkalla e demokracisë matet me nivelin e lirisë së fjalës, lirisë së mendimit e të medias. Janë tejet shqetësuese sulmet që u janë bërë gazetarëve e mediave nga eksponentë të ndryshëm të pushtetit aktual”.

“Liria e mediave duhet të jetë e pacënueshme. Ky është obligim, jo vetëm kushtetues e ligjor, por edhe moral! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, të bashkohemi në mbrojtje të këtyre vlerave të panegociueshme të demokracisë”, shkroi Haradinaj.

Të fundit