E shtunë, 27 Korrik, 2024

PËRKRAHJE EUROPIANE PËR INTEGRIM, AFËR DHE LARG EUROPËS

Janë shtuar zërat për zgjidhje të shpejtë të kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Një ndër to është edhe ish përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederika Mogerini, e cila ka theksuar se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillojnë sa më shpejtë. Në kuvend pushteti dhe opozita janë përplasur për Klubin Kulturor Bullgar në Manastir. Ndërkohë, analisti Qenan Aliu vlerëson se veprimi i fundit protokollar i qeverisë bullgare për hapjen e klubit në Manastir ka minuar procesin mes Shkupit dhe Sofjes dhe mbase mund ta kthejë në pikën zero.

Shkruan: Enis Shaqiri

Federica Mogerini, ish përfaqësuese e lartë e BE-së ka theksuar se është në interes të Bashkimit Evropian zgjidhja e konfliktit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ajo ka theksuar se bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të fillohen sa më shpejtë.
Mogerini  theksoi se dy vendet kanë bërë gjithçka çfarë u është kërkuar për të nisur bisedimet për anëtarësim.

Kjo krijon problem të madh në procesin e zgjerimit të BE-së. Kjo për shkak se këto dy vende edhe pse kanë bërë gjithçka nuk kanë nisur bisedimet dhe disa vende kandidate parashtruan pyetjen nëse duhet ta bëjnë të njëjtën gjë’, u shpreh Mogerini.
Mogerini ka theksuar se nuk e di se sa i fuqishme është trysnia ndërkombëtare ndaj Bullgarisë për ta hequr veton ndaj Maqedonisë, por, ajo, shpreson se do të funksionojë.

Ndryshe, ministrja e Jashtme bullgare, Teodora Genchovska tha se kërkesat për Maqedoninë e Veriut nuk kanë ndryshuar. Vetoja e Bullgarisë ka penalizuar  edhe Shqipërinë, për shkak se procesi i anëtarësimit të këtyre dy shteteve po zhvillohet paralelisht, ‘Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE ende qëndrojnë kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë bullgarët në kushtetutën e saj’, deklaroi Genchovska,

Ognen Vangelov, anëtari i Komisionit të përbashkët për Histori në Bullgari vlerëson se deri në qershor  nuk do të hiqet vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, dhe se deri atëherë nuk do të ketë ndonjë ndryshim.

Personalisht, mendoj se do të jetë e vështirë të hiqet vetoja bullgare deri në qershor. Vështirë është të vihet deri te një marrëveshje e tillë. Nuk e di saktësisht se çfarë po negociohet. Ne në Komision po diskutojmë për gjëra të tjera dhe nuk i di detajet e negociatave”, ka theksuar Ognen Vangelov për emisionin “Samo Vistina”.

Analistët politikë në prononcime të mëhershme kanë shfaqur optimizëm të matur për mundësinë e zgjedhjes së kontestit dhe fillimit të bisedimeve.

Analisti politik, Selim Ibraimi ka theksuar se tre mujori i ardhshëm do të jetë vendimtar për t’i dhënë fund zgjidhjes së problemeve në mes Shkupit dhe Sofjes.

Si asnjëherë më parë që kur Sofja zyrtare e bllokoi Shkupin, tash janë rrethanat  e zgjidhjes së kontestit në mes dy vendeve. Tre mujori në vijim do të jetë vendimtar për t’i dhënë fund zgjidhjes së problemeve në mes Shkupit dhe Sofjes. Tani për tani ky ndërmjetësim që është shtyrë nga SHBA dhe po perforomohet nga BE është në drejtim të duhur dhe nuk ka nevojë për garanci tjera shtesë nga të dyja shtetet. Mjafton që komisionet ta bëjnë punë e tyre dhe qeveritë të pajtohen për një marrëveshje të qëndrueshme. Koha është që të dyja qeveritë t’i lënë anësh akuzat dhe të fokusohen në pikat që kanë shkaktuar rënie të besueshmërisë  në mes dy vendeve,” ka theksuar Ibraimi

Nga ana tjetër, botuesi i të përditshmes “Koha”, Arben Ratkoceri, në një deklaratë të mëhershme për KDP-në, ka theksuar se zgjidhja e këtij problemi kërkon shumë kohë dhe se Maqedonia e Veriut mundë të bëhet anëtare e BE-së vetëm me ndërhyrjen e plotë amerikane në këtë proces.

“Nga ana tjetër kjo është e pa pranueshme për maqedonasit dhe nuk ka subjekt politik që mund të futet në negocime direkte identitare. Zgjidhja e këtij problemi do shumë kohë ndonëse lëshimi pe nga Sofja vetëm që të lejon hapjen e negociatave ndërsa problemi të zgjidhet deri në anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në BE mund të bëhet ekskluzivisht me ndërhyrjen e fort amerikane”, ka theksuar Arben Ratkoceri.

Ndërsa sot Kuvendi i RMV-së , pas më shumë se katër muajve është rikthyer seanca me pyetje nga ana e deputetëve, ku pati përplasje të ashpër mes pushtetit dhe opozitës, posaçërisht për çështjen me Bullgarinë.

Temë diskutimi ishte hapja e klubit Bullgar “Vanço Mihajllov” dhe konteksti me Sofjen.

Rashella Mizrahi, deputete nga radhët  e VMRO-DPMNE-së akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski për tradhti ndaj popullit maqedonas, me pretekst, hapja e qendrës Kulturore në Manastir “Vanço Mihajllov”.

“Zotri Kovaçevski a e keni të qartë se në periudhën tuaj u hap qendra kulturore e fashistit, në Maqedoninë antifashiste dhe atë në gjuhën bullgare. Dhe pikërisht ju, si kryetari Qeverisë, jo opozita, por ju çka do të bëni me Qendrën kulturore, kërkoj të përgjigjeni saktësisht para se të hapet shtëpia e shëndetit me emër Aleksandar Qurqiev, kryeshefin pas pjesëmarrjes bullgare në Manastir i cili e vrau Stiv Naumovin në Park”, deklaroi Rashella Mizrahi,

Ndryshe Kryeministri Kovaçevski, tha se është i dëshpëruar që Bullgari hapi qendër kulturore në Manastir.
Personi Vanço Mihajllov, është i lidhur në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me regjim nacist dhe fashist. Ai në skajshmëri është personalitet negativ i cili i ka bërë dëm të madh popullit maqedonas, njeri i cili ka marrë pjesë në likuidim dhe shkatërrim të revolucionarëve maqedonas, ka qenë pjesëmarrës në regjimin i cili i ka depërtuar të gjithë hebrenjtë e Maqedonisë në llogoret e vdekjes dhe ky është krim i pafalshëm”, tha Dimitar Kovaçevski.
Qenan Aliu analist politik, thekson për KDP se veprimi i fundit protokollar i qeverisë bullgare për hapjen e klubit në Manastir ka minuar të gjithë procesin mes Shkupit dhe Sofjes.
“Veprimi i fundit protokollar i qeverisë bullgare për hapjen e klubit në Manastir të pagëzuar me emrin ‘Vanço Mihajllov’ emër e personalitetit që në Maqedoninë e Veriut nga këndi historik shikohet me plot kontraverse dhe figurë e diskutueshme. Ky veprim jo që minoi vullnetin e shpërfaqur, por ka të ngjarë që gjërat t’i kthejë nga pika zero. Unë kam përshtypjen se me këtë veprim disi krahu radikal politik bullgar ndoshta ka konvertuar edhe bindjen pak më liberale të kryeministrit Kiril Petkov,” ka theksuar Qenan Aliu.

Të fundit