E shtunë, 27 Korrik, 2024

EDHE NJË KËRCËNIM I PUTINIT: DO TË PËRGJIGJEMI ME SHPEJTËSINË E DRITËS NËSE…

Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se do të përgjigjet shpejt nëse vendet e tjera vazhdojnë të ndërhyjnë në Ukrainë. KDP transmeton njoftimin e Zërit të Amerikës sipas të cilit Rusia ka paralajmëruar SHBA-në që të ndalojë dërgimin e armëve në Ukrainë duke vlerësuar se ato armë në konflikt i hedhin benzinë ​​zjarrit.

Putin tha se Perëndimi dëshiron ta shkatërojë Rusinë dhe ta shtyjë Ukrainën në konflikt me të.

‘Nëse dikush intervenon nga jashtë dhe përbën kërcënim strategjik për Rusinë, ne këtë nuk mund ta pranojmë dhe duhet ta dijë se ndaj kësaj do të përgjigjemi me shpejtësinë e dritës. Kemi pajisjen e nevojshme për këtë, gjëra që të tjerët nuk i kanë. Do t’i përdorim nëse do të jetë e nevojshme dhe këtë e dinë të gjithë,’- Putin.

Vendet perëndimore po furnizojnë Ukrainën me armë në mënyrë që lufta të mos përhapet në vendet e tjera.

Rusia e quan ndërhyrjen ‘operacion special’ qëllimi i të cilit është çarmatosja e Ukrainës dhe mbrojtja e popullit rus nga nazistët, diçka që Kievi dhe Perëndimi e mohojnë.

Rusia lufton me Perendimin edhe në rrafshin ekonomik.

Ukraina ka kërkuar që Evropa të ndërpresë blerjen e gazit nga Rusia, e cila tashmë ka ndërprerë livrimet për Poloninë dhe Bullgarinë, sepse ato refuzojnë të paguajnë me rubla – një rregull i ri i ky i Vladimir Putinit.

‘Sa më parë të kuptohet në Evropë se nuk mund të varen nga gazi rus, aq më shpejt do të arrihet stabiliteti në tregun evropian,’- ka deklaruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Gjermania është blerësi më i madh i energjisë ruse dhe pritet t që ditëve të ardshme të ndërpresë importin e naftës ruse, ndonëse ka paralajmëruar se embargoja e energjisë do ta çonte ekonominë më të madhe të Evropës në recesion.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se pezullimi i gazit për Poloninë dhe Bullgarinë ishte një mënyrë tjetër ‘shantazhi,’- transmeton KDP.

Të fundit