E shtunë, 27 Korrik, 2024

SFIDAT E SHUMTA TË GRAVE SIPËRMARRËSE

Gratë sipërmarrëse theksojnë se të veprosh si grua në sferën e sipërmarrësisë  mbetet shumë e vështirë dhe me shumë sfida. Një ndër sipëmarrëset e para në Maqedoninë e Veriut Gëzime Fejza, thekson se shteti shumë pak i ndihmon gratë sipërmarrëse. Me kalimin e kohës, thotë ajo,  stereotipet janë thyer dhe sot ka shumë gra dhe vajza që merren me biznes dhe që janë të suksessheme. Profesoresha Arta Xhelili, është autore e një studimi mbi barazinë gjinore. Sipas saj, gruaja shqiptare ende po e udhëheqë betejën në të gjitha frontet, në mes tradicionales dhe modernes, mes shtëpisë dhe karrierës. “Nevoja për ndryshime të rëndësishme në familjen shqiptare është e pashmangshme”, thotë Xhelili.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Barazia gjinore shpesh përdoret si terminologji në media, në shoqëri apo në biseda joformale, por a zbatohet në praktikë?  Gjinia femërore është pjesë e rëndësishme e shoqërisë, ato janë garatuese të shoqërisë. Femra, përveç se janë shtylla kryesore e famijes, ato janë edhe profesioniste të dëshmuara, e poashtu lidere dhe pronare të ndërmarrjeve.  Sipërmarrësia te femrat si një dimension i barazisë ka kaluar nëpër faza të vështira, nëpër shumë sfida të mentalitetit tipik për një shoqëri të ngurtë.

Gratë sipërmarrëse theksojnë se të veprosh si grua në këtë sferë mbetet shumë e vështirë dhe me shumë sfida. Një ndër sipëmarrëset e para në Maqedoninë e Veriut Gëzime Fejza, thekson se shteti shumë pak merret dhe i ndihmon gratë sipërmarrëse. Me kalimin e kohës, thotë ajo,  këto stereotipe u thyen dhe sot ka shumë gra dhe vajza që merren me biznes dhe që janë të suksessheme. Profesoresha, Arta Xhelili ka realizuar një studim pikërisht mbi këtë tematikë. Sipas saj, gruaja shqiptare ende po e udhëheqë betejën në të gjitha frontet, në mes tradicionales dhe modernes, mes shtëpisë dhe karrierës. “Nevoja për ndryshime të rëndësishme në familjen shqiptare është e pashmangshme”, thotë Xhelili.

Një ndër sipëmarrëset është Gëzime Fejza. Në një prononcim për KDP, ajo tregon që vështirësia kryesore e saj, ka qenë ta bindë shoqërinë shqipëtare se edhe një grua mundet të jetë e suksesshme në biznes.

“Ndoshta jam gruaja e parë që u mora me sipërmarrje qysh në vitin 1996. Mirëpo, fillimet e mia ishin në Itali, normal dihet se Roma është një qytet në Europë, ku shumë më lehtë merresh me sipërmarrje, për shkak se ke më shumë përkrahje nga rrethi ku vepron dhe nga vetë Qeveria. Ndërësa në vitin 2003, kur fillova me biznesë në Maqedoni , në Gostivar, ishte një tmerr për mua, poashtu edhe për rrethin. Paragjykimet ishin të shumta nga rrethi, poashtu edhe nga institucionet. Të veprosh, si një grua sipërmarrese në vendin tonë në atë kohë ishte e vështirë, ku të gjithë mendonin se në krye te një biznesi sidomosë në prodhimtari, duhet të ketë një burrë.  Mendoj se shteti jonë shumë pak merret dhe i ndihmon gratë në sipërmarrje. Me kalimin e kohës,  këto stereotipe u thyen dhe sot ka shumë gra dhe vajza që merren me biznes dhe që janë të suksessheme”, thotë Gëzime Fejza.

Në një vijë është me mendim edhe profesoresha, Arta Xhelili. Ajo thotë se gruaja në shoqërinë shqipëtare përceptohet se nuk mundet të bëjë karrierë pa ndihmën e bashkëshortit dhe shton se gruaja për dallim nga burrat e ka dyfish të vështirë, pasi që është edhe grua edhe nënë dhe profesioniste.

“Të jesh grua me profesion në shoqërinë shqiptare është dyfisht e vështirë. Gruaja shqiptare në përgjithësi pjesën më të madhe të përgjegjësive në familje e kryen e vetme ose me shumë pak ndihmë nga bashkëshorti dhe të afërmit e saj. Pra, familja shqiptare është ende tradicionale për sa i përket ndarjes së pushtetit dhe roleve brenda familjes. Mund të konstatohet se gruaja shqiptare ende po e udhëheq betejën në të gjitha frontet, në mes tradicionales dhe modernes, mes shtëpisë dhe karrierës. Përgjegjësitë familjare renditen si shkaqet kryesore të hendekut gjinor në Maqedoninë e Veriut.  Sipas studimeve të realizuara mbi çështje të barazisë gjniore, gratë kanë produktivitet të ndryshëm në krahasim me burrat si rezultat i mungesës nga puna apo pushimit të karrierës, për shkak të përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijëve, uljes së mundshme të angazhimit në punë, mundësive të kufizuara për udhëtime pune, mundësive për të qëndruar jashtë orarit dhe të tjera. Nevoja për ndryshime të rëndësishme në familjen shqiptare është e pashmangshme”, tha Arta Xhelili.

Përndryshe, sipas Entit për Statistika nga 795.276 persona të punësuar në Maqedoninë e Veriut, 478.903 janë meshkuj, ndërsa 316.373 janë femra.

Të fundit