E shtunë, 27 Korrik, 2024

RRITET ÇMIMI I VAJIT, BEKTESHI THEKSON SE MAKSIMUMI DO TË JETË 154 DENARË

Shkruan: Puhiza Osmani

 

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se ka mjaftueshëm rezerva të vajit, si dhe për çmimin e vajit tha se do varijojë dhe pritet të jetë stabil në intervale nga 136 deri në 148 denarë. Qytetarët shprehen se në disa markete çmimi i vajit arrin deri në 157 denarë. Ekonomistët thonë se çmimet e vajit po rriten si pasoj e luftës në Ukrainë e cila ka shkaktuar çekuilibër në treg, dhe kompanitë e vajit po shfrytëzojnë rastin.

Goran Lazov, menaxher i përgjithshëm i fabrikës për prodhimin e vajit për gatim “Kristal” në Veles, gjatë takimit me ministrin e Ekonimisë tha që maksimumi i vajit mund të arrij deri në 2,5 euro ose 154 denarë, dhe se ky çmim do të ruhet sidomos pas pushimeve. Lazov gjithashtu theksoi se ka prodhime të mjaftueshme të vajit. Ai shpreson se kultivimi i farave të lulediellit do të kthehet në zonat bujqësore të Maqedonisë.

“Nuk pres rritje të çmimeve. Pas festës çmimi do të stabilizohet dhe tregjet do të jenë plot me vaj gatimi. Nuk ka nevojë që qytetarët të bëjnë rezerva, do të ketë mjaft vaj në treg”, tha Lazov.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski siguruan se ka rezerva të mjaftueshme të vajit, si dhe furnizimi i lëndës së parë është i qëndrueshëm dhe se shteti në vazhdimësi po importon sasi të nevojshme për objektet vendase, nga vendet fqinje.

Ekonomistja Bukurije Osmani u shpreh se lufta në Ukrainë ka ndezur zhvillime të pakontrollueshme. Ka shkaktuar çarje në funksionimin e qetë të zinxhirit të vlerës ushqimore, rritje të kostos të energjisë elektrike, naftës, transporti, si dhe të produkteve ushqimore.

“Tregjet, veçanërisht energjia elektrike dhe produktet e ushqimit, po lëvizin në ujëra të rrezikshme. Me fjalë të tjera, ka një çekuilibër në treg, ku humbasin të gjitha hallkat e zinxhirit të vlerës nga prodhuesi e deri te konsumatori përfundimtar. Ukraina është eksportuesi më i madh i vajit të lulediellit në Evropë dhe produktet prej andej nuk vijnë më. Kjo situatë ka shkatuar panik në treg, diçka që ka bërë që shumë njerëz të grumbullojnë vaj luledielli nga frika e mungesës. Prandaj rritjet janë shumë të mëdha, dhe çmimet e vajit të lulediellit janë pothuajse dyfishuar, ku një shishe vaji arrin deri n 157 denarë”, thotë Osmani.

Ekonomistja gjithashtu theksoi se dezinformimi i qytetarëve, dhe krahasimi i çmimit të vajit me vendet e tjera po e shkakton panikun që i detyron pastaj njerzit të blejnë sasi të panevojshme të vaijt.

“Është shumë lehtë të manipulohen dhe dezinformohen qytetarët në raste krizash si kjo. Është një situatë e ndjeshme ku nuk duhet bërë krahasime të paqarta të çmimeve të vajit, duke tregur që vaji në Gjermani është 5 euro, apo në Bullgari 180 denarë. Kur në fakt në faqen globale të çmimeve të produkteve, çmimi i vajit në Gjermani në përgjithësi është 3 euro, si dhe në Bullgari çmimi i vajit është 141 denarë dhe në varësi prej kompanive që prodhojnë vaj, maksimumi mund të arrij në 180 denarë. Pasatj pse askush nuk bën krahasimin e pagave, ku paga minamiale në Bullgari fillon nga 22.298 denarë. Unë mendoj normalisht që tregu në një farë mënyre po shfrytëzon trazirat e momenit, dhe prandaj  kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve”, thotë Osmani.

Të fundit