E premte, 26 Korrik, 2024

NDËRTIMI KRYQIT NË DRAÇEVË MUND TË SHKAKOTOJË TENSIONE NË MARRËDHËNIET NDËRETNIKE

Paralajmërimet për ndërtimin e një kryqi të lartë 63.9 metra, në lagjen Draçevë të komunës së Kisella Vodës, historinët e shohin si provokim që mund të shkaktojë tensione ndëretnike. Iniciativat e këtilla, thonë ata, ngriten me qëllim të caktuar dhe nuk sjellin rezultate të dobishme. Askush nuk është kundër objekteve fetare të cilitdo konfeksion, por kjo mënyrë e ngritjes së kryqeve me dimesioneve të larta në vende të caktuara besoj se nuk kontribuon në integrim dhe përmisim e mardhënieve ndëretnike në këtë shtet multikulturor, thonë ata.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Pas paralajmërimit se në lagjen e Draçevës, në komunën e Kisella Vodës, ka filluar ndërtimi i një kryqi të lartë 63.9 metra, kanë pasuar shumë reagime. Këtë iniciativë e kanë mbështetur partitë maqedonase, por e mbështesin edhe partitë shqiptarë që janë pjesë e Këshillit Komunal të Qytetit të Shkupit. Iniciativat e këtilla nuk priten mirë për shkak të karakterit multietnik dhe multifetar të Maqedonisë së Veriut.

Historianët gjithashtu nuk e kanë mirëpritur këtë iniciativë. Ata sqarojnë se këto iniciativa ngriten me qëllim të caktuara, por që nuk sjellin rezultate të dobishme.

Profesori i Historisë Fati Iseni këtë periudhë ka qenë shumë i zëshëm për këtë iniciativë. Me shkrime të njëpasnjëshme në profilin e tij në facebook, Iseni këtë e konsideron si provokim i rëndë për shqiptarët dhe se kjo sipas tij mund të shkaktoj tensione të reja ndëretnike.

“Ndal kryqit politikë. Kryqi me përmasa të mëdha që synohet të ndërtohet në Draçevë të Shkupit paraqet nxitje dhe urretje ndërmjet të komuniteteve në vend. Nuk është askush kundër ndërtimit të objekteve fetare që do t’i shërbejnë besimëtarëve, por jo të këtij lloji të provokimeve . Askush nuk është kundër objekteve fetare të cilitdo konfeksion, por kjo mënyrë e ngritjes së kryqeve me dimesioneve të larta në vende të caktuara besoj se nuk kontribuon në integrim dhe përmisim e mardhënieve ndëretnike në këtë shtet multikulturor”, theksoi Iseni.

Të njejtën gjë e mendon edhe historiani Ajrullah Jakupi. Edhe ai konsideron se nuk është e rastësishme që kryqi vendoset në Draçevë, rajon me popullsi që janë praktikues të fesë islame.  Sipas Ajrullahut, ky është provokim ndaj shqiptarëve.

Sipas tij, ndërtimi i kryqit haptazi është një provokim ndaj shqipëtarëve të Karshiakës nga ana e disa qarqeve të përkrahur nga partitë opozitare, të cilat mundohen në të gjitha mënyrat të krijojnë problemet ndëretnike dhe ndërfetare. “Është e qartë se kjo situatë do të sjellë tensione ndëretnike se nuk është e rastësisheme vendi i caktuar në Draçevë ku muslimanët kërkojnë që 15 vite në Lisiçe ndërtohet një xhami kurse disa vite në f.sh. Draçevë kërkohet Mezxhid, vendi ku do kryhen obligimet fetare nga ana e muslimanëve,mirëpo çdoherë është refuzuar.Duke e ditur se rajoni i Karishiakës më shumë praktikojnë obligimet fetare dhe se banorët nga ky rajon të protestojnë, e sipas mendimit tim atëherë shqiptarët do të ekitohen si fundomentalist, si ekstremistë ose muxhahedinë me qëllim, organet policore të marrin veprime ndaj personave organizatorë “, u shpreh Jakupi.

Ideja për vendosjen e kryqit, siç ka theksuar kryetari i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski është nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë për realizimin nga Kongresi Maqedonas Botëror i Todor Petrovit.

Ky vendim ka kaluar në Këshillin e Komunës, dhe është votuar njëzëri.“Është donacion i Kongresit Botëror Maqedonas dhe kompanive ‘Fakom’ dhe ‘Dabar’.

Jam i bindur se do të jetë e dashur për banorët tanë, se do të jetë destinacion atraktiv për turistët”, ka deklaruar kryetari Gjorgjievski.

Të fundit