E diel, 16 Qershor, 2024

Për 24 % janë rritur çmimet në bujqësi vetëm brenda vitit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut çmimi i prodhimeve bujqësore është rritur për 24.1 përqind në krahasim me marsin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit mars të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 24.1 %, ndërsa tek autputi është rritur për 9.3 %”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që te prodhimet bimore 10.1%, ndërkohe te prodhimet shtazore 6%.

Enti sqaroi që rritja e çmimeve të input 1 (mjetet e shpenzuara në bujqësi) është 24.8 përqind, ndërsa te input 2 (mjete dedikuar për investime në bujqësi) është 113.9. Te inputi, rritje më e madhe është vërejtur te plehrat mineral (63.4 %) dhe te energjia (41.9%).

Në këtë periudhë, rritje më e madhe është vërejtur te patatet me 47.3 përqind dhe te drithërat e orizi me 22.9 përqind.

Të fundit