E shtunë, 27 Korrik, 2024

FUTBOLLTifozët e Legias “ekzekutojnë me varje” Putin, mesazh për Lech Poznan

Tifozët e Legia Warsaw kanë tronditur botën e futbollit me banerin e zbuluar në ndeshjen kundër Lech Poznan.

Koreografia e tifozerisë së Legias, pjesë e së cilës janë edhe futbollistët shqiptar Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka, përpara takimit që u mbyll me barazimin 1-1 ishte shokuese, pasi në të shfaqej presidenti i Rusisë, Vladimir Putin me një fanellë të Spartak Morscow, klub rus i binjakëzuar me Lech Poznan, dhe me një litar rreth qafës.

Tifozeria e Legias tregoi hapur se çfarë mendon rreth pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa baneri është bërë shumë viral në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime të shumta.

Të fundit