E shtunë, 27 Korrik, 2024

SHQIPËRIA KËRKON NDARJEN, BE KËMBËNGULË NË INTEGRIM TË PËRBASHKËT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar ndërkohë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e integrimit në BE. “Shqipëria nuk mundet më të pres që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj”, ka theksuar Rama. Analistët politik theksojnë se tashmë është koha që Shqipëria ta kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, por se ligjërimi i kryeministrit Rama nuk ka gjasa të japë rezultate konkrete. Përfaqësues europianë janë kundër ndarjes, ndërkohë që kanë kërkuar nga Bullgaria që të ndihmojë në hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shkruan: Enis Shaqiri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga 12 pyetje të Këshillimit Kombëtar, në pyetjen e 11 ka përmendur ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e Integrimit në BE.
Ndryshe çdo qytetar është dashur të zgjedhë një alternative, nëse Shqipëria duhet të vlerësohet e ndarë nga Maqedonia e Veriut apo dhe të presë heqjen e vetos nga Bullgaria mbi Maqedoninë e Veriut.
Sakaq 343,420 mijë  ose rreth 67% mendojnë se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndahet nga Maqedonia e Veriut, ndërsa negativisht 96,910 mijë apo 19%, në total 74% e qytetarëve që kanë plotësuar pyetësorin.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka theksuar se Shqipëria nuk mundet më të pres për zgjidhje të një sherri mes dy komshinjve.
“Shqipëria nuk mundet më të pres që të zgjidhin një sherr mes tyre dy komshinj”, deklaroi Edi Rama në lidhje me qasjen që Maqedonia se Veriut dhe Shqipëria të mos ndahen në procesin e hapjes së bisedimeve me BE-në.
Konsulenti për zgjidhjen e konflikteve, Akri Çipa, nënvizon se tashmë është koha që Shqipëria ta kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut dhe se ligjërimi i kryeministrit Rama nuk ka gjasa të japë rezultate konkrete.
Ndërsa rrugëtimi i Shqipërisë në procesin e integrimit ka mbetur në vend për hir të vetos që ka vënë Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, Tirana zyrtare ka ndërmarrë një fushatë kritikash ndaj Bullgarisë. Ligjërimi i qeverisë shqiptare – dhe veçanërisht i kryeministrit Rama – jo vetëm që nuk ka gjasa të japë rezultate konkrete, por në substancë nuk është në interes të vendit. Nëse realisht kërkohet një politikë proaktive, atëherë Tirana duhet ta paraqesë zyrtarisht kërkesën dhe të këmbëngulë për ndarjen e saj nga Shkupi,” ka shkruar Akri Çipa
Analisti politik mes tjerash ka shkruar se Shqipëria nuk ka arsye të shpenzojë kredi diplomatike dhe t’i cenojë marrëdhëniet me Bullgarinë për hir të Maqedonisë së Veriut.
“Në radhë të parë, sepse Shqipëria nuk ka arsye të shpenzojë kredite diplomatike dhe t’i cenojë marrëdhëniet me Bullgarinë për hir të Maqedonisë së Veriut. Parlamenti shqiptar njohu pa bëzajtur prezencën e “minoritetit bullgar” në vend, pas presionit të Sofjes. Nëse ligjvënësit tanë nuk patën guxim t’i thoshin jo Sofjes atëherë, kur bëhej fjalë në mënyrë të drejtpërdrejtë për interesat e vendit tonë, nuk ka asnjë sens kundërvënia e tanishme për hir të problematikave që Sofja ka me Shkupin”
Mirëpo, Parisi zyrtar dërgoi mesazh që Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën e tyre për integrimin në BE.
Presidenti francez Emanuel Makron muaj më pare tha se ishte e pamundur të ndërtohet një “Evropë e paqes në 50 vitet e ardhshme nëse Ballkani Perëndimor lihet ashtu siç është sot” dhe paralajmëroi një konferencë për rajonin në qershor të këtij viti.
Ambasadori francez, Siril Bomgartner,  tha se Parisi mund të pritet të ndërmarrë hapa për të lehtësuar dialogun midis Sofjes dhe Shkupit, përkatësisht nismë për lëvizjen e gjërave. Edhe kolegia e tij në Tiranë, Elizabet Barsak, deklaroi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në BE.
“Lidhur me këtë çështje, unë besoj se duhet të kapërcejmë idenë se këto dy kombe mund të ndahen. E di që shumë thonë se këto dy vende u trajtuan si një dhe për shkak se gjërat nuk po shkojnë aq mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, atëherë ato duhet të ndahen. Kjo duhet të kapërcehet dhe ne duhet të bëjmë më të mirën në mënyrë që dy konferencat ndërqeveritare të mund të mbahen në të njëjtën kohë,” deklaroi ambasadorja franceze në Shqipëri
Nga ana tjetër Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në lidhje me problemin Maqedoni e Veriut-Bullgari , dje në Sofje kërkoi nga Bullgaria të ndihmojë në zbatimin e vendimit të Këshillit Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Këshilli Evropian ka vendosur të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në vitin 2020”, tha Von der Leyen në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit me kryeministrin bullgar Kiril Petkov.
Ajo  nënvizoi se më  “asgjë nuk do të jetë si para luftës në Ukrainë”. Premtimi ndaj partnerëve i vitit 2020, tha ajo, duhet të përmbushet pa mos humbur shumë kohë, duke shprehur besim tek Bullgaria që ta udhëheqë procesin me mjeshtëri.

Të fundit