E premte, 26 Korrik, 2024

REGJISTRIMI, MË SHUMË BANESA SE SA NJERËZ

Profesori i Ekonomisë Abil Baushi vlerëson se për të gjetur arsyet pse ndodh ky fenomen që të ketë më shumë banesa dhe shtëpi se sa njerëz duhet të bëhet një analizë e detajuar, por sipas tij arsyet kryesore janë migrimi nga fshati në qytet ose anasjelltas si dhe migrimi nga vendlindja drejt vendeve të BE-së. Sipas rezultave të publikuara së fundmi del se ka 598.632 familje kurse 839.174 banesa dhe shtëpi në tërë teritorin e RMV-së.

Shkruan: Gentuar Ismaili

Sipas të dhënave të fundit të Entit për Stastistika del që në teritorin e vendit tonë ka më shumë banesa dhe shtëpi,se sa njerëz. Ka shumë faktorë që kanë ndikuar të ndodh kjo, por si kryesore janë migrimi nga fshatarat në qytet dhe dalja nga vendi për të shkuar drejtë Europës.

Profesori i Ekonomisë Abil Baushi vlerëson se për të gjetur arsyet pse ndodh ky fenomen që të ketë më shumë banesa dhe shtëpi se sa njerëz duhet të bëhet një analizë e detajuar, por sipas tij arsyet kryesore janë migrimi nga fshati në qytet ose anasjelltas si dhe migrimi nga vendlindja drejt vendeve të BE-së.

“Kjo kërkon një analizë të detajuar, por në lexim të parë mendja të shkon tek migrimi dhe imgrimi.Te lëvizja e qytetarëve nga vendbanimet rurale (qyteza të vogla, rrethina, fshatëra) nëpër vende ku munden të punësohen kryesisht në Qytetin e Shkupit (ku kemi rritje të banesave dhe rritje të popullësisë),e tani këto vendëbanime ngelin pa njerëz dhe numërohen si të tilla. E dyta, emigracioni kohëve të fundit është duke marrë hov dhe dita ditës kemi familje,që largohen nga vendi”, theksoi Bushi.

Rezultatet e regjistrimit shtoi ai më tej duhet të jenë pikënisje për krijimin e politikave strategjike si afatëgjate pastaj dhe politika afatmesme dhe të shkurta.

“Kumanova është komuna më e madhe në Maqedoninë e Veriut me 98,104 banorë, ndërsa Tetova është e katërta në listë. Në vendin e dytë është Manastiri, 85, 164, Ndërsa e para në listë nga Qyteti i Shkupit dhe e treta për nga numri i përgjithshëm i banorëve është Aerodromi, me 77, 735 banorë”, kështu del në rezultatete e regjistrimit.

Sipas rezultave të publikuara së fundmi del se ka 598.632 familje kurse 839.174 banesa dhe shtëpi në tërë teritorin e RMV-së.

Përndryshe, sipas regjistrimit të fundit në Maqedoni jetojnë 1.8 milonë popullsi.

 

Të fundit