E shtunë, 27 Korrik, 2024

SERBI: HUMBIN JETËN TETË E LËNDOHEN 18 MINATORË

Tetë minatorë kanë humbur jetën, ndërsa mbi 18 të tjerë janë lënduar, si pasojë e shërthimit të metanit në minierën e qymyrit “Soko” afër Sokobanjës në Serbinë lindore. KDP transmeton njoftimin e autoriteteve serbe se në momentin e shpërthimit gjithësej 49 minatorë kanë qenë në galeri. Të mbijetuarit janë sistemuar nëpër qendrat e afërta spitalore. Aksidenti ka ndodhur të premten,  më një prill, rreth orës pesë të mëngjesit.

Radio Evropa e Lirë bën të ditur se ministrja e Minierave Zorana Mihajloviq ka qëndruar në vendngjarje dhe u ka shprehur ngëshillime familjeve të minatorëve të cilët humbën jetën në këtë fatkeqësi. Ajo ka bërë të ditur ekipe të inspektorëve dhe organeve të tjera kompetente  po punojnë për zbardhen e shkaqeve të kësaj tragjedie.

Miniera e Sokos është një kompani publike serbe për nxjerrjen nëntokësore të qymyrit.

 

Të fundit