E shtunë, 27 Korrik, 2024

BIDEN ME DEKLARATË TË FORTË: PUTINI ËSHTË KASAP, TË HIQET NGA PUSHTETI

Presidenti amerikan Joe Biden e quajti Presidentin rus Vladimir V. Putin “kasap”, në një përgjigje dhënë të shtunën në një pyetjeje pas takimit me refugjatët ukrainas në Varshavë, duke përfshirë disa nga Mariupol, qyteti që është rrafshuar nga granatimet prej ditësh nga forcat ruse, përcjell KDP.

I pyetur se çfarë mendon për Putinin dhe për atë që ka ndodhur në Mariupol, Biden tha thjesht: “Ai është një kasap”.

Komenti i tij erdhi teksa ai vizitoi një stadium në Varshavë ku autoritetet polake po ndihmojnë valët e njerëzve që po ikin nga Ukraina. Ai ka shtrënguar duart dhe ka shkëmbyer komente me njerëzit teksa janë grumbulluar rreth tij. Në një moment, ai mori një vajzë të vogël me një xhaketë rozë dhe bisht kafe dhe bëri një selfie me të.

Secili nga fëmijët, tha Biden, i kërkoi atij të lutej “për babin, gjyshin dhe vëllanë tim”, të cilët qëndrojnë në Ukrainë.

Biden poashtu tha se Putin nuk duhet të qëndrojë më në pushtet dhe lufta e tij kundër Ukrainës ka qenë një dështim strategjik për Moskën.

Presidenti Biden shtoi se lufta e Rusisë në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në muajin të dytë të saj, ka bashkuar edhe më shumë Perëndimin.

Më herët Presidenti amerikan garantoi Poloninë se Shtetet e Bashkuara do të mbronin çdo pëllëmbë të NATO-s në rast të një sulmi nga Rusia.

Gjatë një takimi me Presidentin polak Andrzej Duda ai tha se Varshava po mbante barrën më të madhe të krizës së refugjatëve të krijuar nga lufta në Ukrainë, një vend fqinj me të.

Stabiliteti në Evropë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, për sa i përket interesave tona jo vetëm në Evropë por në mbarë botën“, tha Presidenti Biden gjatë takimit me homologun e tij polak në prani të delegacioneve respektive.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë nenin 5 të Traktatit të NATO-s si një angazhim të shenjtë duke shtuar se uniteti i aleancës ushtarake perëndimore ishte i një rëndësie të madhe. Neni 5, nënvizon një parim unik dhe të qëndrueshëm që lidh anëtarët e aleancës së bashku, duke i angazhuar ata të mbrojnë njëri-tjetrin.

Presidenti amerikan i tha homologut të tij polak se ai e kuptonte që Polonia po merrte përsipër një përgjegjësi të madhe, por kjo sikurse tha ai, duhet të jetë e gjitha përgjegjësi e NATO-s. Presidenti amerikan tha se ishte i bindur se Vladimir Putin po bënte llogari për të përçarë NATO, gjë që nuk ka qenë në gjendje ta bëjë, pasi siç theksoi ai: “Aleanca ka qëndruar e gjitha bashkë”.

Duke i bërë jehonë një prej motoje jozyrtare të Polonisë presidenti amerikan i tha zotit Duda se: “Liria juaj është liria jonë”. Presidenti Biden u takua sot edhe me refugjatë të Ukrainës të cilës po qëndrojnë në Poloni. Që nga fillimi I luftës më shumë se 3.7 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe mbi 2 milionë prej tyre ndodhen në Poloni.

Të fundit