E shtunë, 27 Korrik, 2024

Tatimi i Vlerës së Shtuar (TVSH) dhe tatimi mbi të ardhurat personale në vendet e rajonit

Autor: Lorik Idrizi

Kosova dhe Mali i Zi kanë shkallën më të ulët të Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH) dhe Tatimit Personal (P0 në krahasim me vendet tjera të Ballkanit, njofton KDP. TVSH-ja në Kosovë është 16% kurse në Mal të Zii 17%, që është më e ulët në krahasim me Maqedoninë e Veriut (18%), Shqipërinë (20%), Serbinë (20%), Kroacinë (20%) dhe BeH (18%).

Kosova dhe Mali i Zi kanë një politikë tatimore më fleksibile edhe për sa i përket Tatimit Personal, ku përdoret sistemi progresiv, që nënkupton se tatimi është më i lartë për ata që kanë të ardhura më të larta kurse më i ulët ose zero të të ardhurat më të uëta. Të njëjtin model e përdorin edhe Shqipëria dhe Kroacia, ndërkohë Maqedonia e Veriut dhe Serbia e kanë të fiksuar këtë tatim në 10% për të gjitha të ardhurat, pa marrë parasysh shumën e tyre.

Të fundit