E premte, 26 Korrik, 2024

PSE LUFTOJMË?

Shkruan: Gentuar Ismaili

 

Ne si qenie njerëzore e kemi në natyrshmërinë tonë luftën, pra pothuajse çdo ditë luftojmë me bindjet, mendimet dhe qendrimet tona. Lufta jonë nuk përfundon me kaq, ajo vazhdon edhe kur ne dëshirojmë të vendosim për diçka, atëherë në frontin e luftës bien ndesh mendja dhe zemra. Lufta bëhet edhe më e ashpër, kur të tjerët mundohen t’i prekin synimet dhe interesat tona.

Ajo për të cilën ne luftojmë çdo ditë, nuk është se dëshirojmë të marrim atë që i përket të tjerëve, por thjeshtë atë që mendojmë se na takon neve.

Kemi disa lloje të luftrave:

Luftë klasike frontale – kjo ndodh në momentin kur dy shtete, popuj ose ushtri përplasen njëra me tjetrën altileri të rëndë.

Lufta mediatike – kjo ndodh kur shtetet luftën klasike nëpërmjet propagandës e zmadhojnë ose zvoglojnë më shumë sa është realisht në teren.

Lufta diplomatike – kjo paraqitet kur shtetet përmes kanaleve diplomatike, lobojnë se cili shtet ta fitojë imazhin e agresorit dhe viktimës.

Zakonisht pjesmarrësit e luftës pretendojnë të jenë fitues, asnjëherë humbës edhe pse çdoherë kemi vetëm një palë fituese.

Shkaqet pse njeriu bëhet pjesmarrës i një konflikti janë: mohimi i të drejtave të njeriut, cenimi i integritetit teritorial, pronës, pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme etj. Asnjë luftë nuk ka filluar me dëshirën dhe vullnetin e popullit, por nga egoja e tepruar e prijësve politik, për ta zgjeruar administrimin e pushtetit. Në përgjithësi luftrat janë të rënda, por ato guerile dallojnë sepse popullata është e pambrojtur dhe e rrezikuar.

Pasojat e luftës janë ekonomike – shkatërrimi i infrastrukturës shtetrore, pasurive familjare etj.

Pasoja emocionale – stresi, ankthi, trauma etj.

Pasoja kulturore – shkatërrimi i institucioneve kulturore, institucioneve të kultit etj.

Mbi të gjitha pasoja fatale janë – masakrimi i qenieve njerëzore, përdhunimet, vrajset, zhdukjet etj.

Gjatë konflikteve vdes e vërteta, ndërsa burim i vetëm i informacionit mbeten gazetarët dhe mediat.

Në vatrat e luftës depërtojnë vetëm ushtarët, mjekët, gazetarët, anëtarët e organizatave ndërkombëtare etj.

Gjatë periudhës së luftës është i rëndësishëm solidarizimi, mbështetja ekonomike, morale, strehimi i refugjatëve, përkrahja etj. Pëveç mbështetjes së popullatës është e rëndësishme edhe hapja e koridoreve, në atë mënyre që të ndimohet edhe fuaqia ushtarake me mjete të nevojshme.

Për ndaljen e konflikteve egzistojnë dy mënyra:

Intervenimi humanitar – pala e tretë reagon në ndaljen e konfliktit.

Negociatat diplomatike – politike -palët e përfshira në konflikt, në tavolinë ulet një palë e tretë dhe mundohet të zgjedhë konfliktin nëpërmjet mjeteve diplomatike.

Për në fund një thënie filozofike për luftën thotë “Arti më i madh i luftës është që të mposhtësh armikun pa luftë”.

Andaj, sepse arma më e fortë e një populli është ideali.

Të fundit