E shtunë, 27 Korrik, 2024

Sanksionet ndaj Abramovich ndalën Milanin për Brojën

Një “bombë” e vërtetë e merkatos vjen nga Italia, ku Carlo Pelegati, gazetari i njohur italian i cili ka lidhje të ngushta me klubin e Milanit, ka raportuar se Armando Broja ka përfunduar në radarët e skuadrës kuqezi.

 

Pelegati ka bërë të ditur nëpërmjet një publikimi në YouTube se Broja ishte një emër që kuqezinjtë e kishin ndjekur me interes, por ishin ndalur nga pasojat e luftës në Ukrainë që solli edhe situatën kaotike te Chelsea, klub që zotëron kartonin e tij.

“Para ngjarjeve tragjike mes Rusisë dhe Ukrainës që kanë shtyrë qeverinë angleze që të sanksiononte Abramovich, Milan po monitoronte situatën. Hipoteza ishte ajo e një huazimi, në Shqipëri janë shumë të apasionuar pas futbollit italian. Për Brojën, hipoteza e Milanit do të kishte qenë e rëndësishme.

Më thonë që lojtari vlerësohet 70 milionë euro. Nuk përjashtoj që Milani mund ta kishte marrë në huazim. Por sot që flasim, Milani është shumë i kujdesshëm për këtë argument, situata është komplikuar. Shoqëria kuqezi nuk mund të presë zhvillimin e ngjarjeve të klubit të Chelsea.

Nëse do të mbërrinin pronarë të rinj dhe drejtues të rinj, Milani mund të kthehej në garë për Brojën. Gjithmonë nëse nuk e mbyll më parë për Origin, i cili deri më sot, është kandidati numër 1. Me disa shifra të përballueshme, Milani munda ta mendojë një gjë të tillë”, – tha gazetari i njohur italian./Konica.al

Të fundit