E martë, 28 Maj, 2024

VIDEO / ARMË HIPERSONIKE – ÇKA JANË ATO?

Një garë e re armësh ka nisur vitet e fundit për të dominuar botën në këtë fushë. Bëhet fjalë për armët hiprsonike, të cilat Rusia tha se i ka përdorur për herë të parë në Ukrainë në luftimet e ditëve të fundit, përcjell KDP. 

Kina dhe Shtetet e Bashkuara ende janë në fazën e zhvillimit të armëve të avancuara hipersonike, ndërkohë që shtetet e tjera po fillojnë ose përshkallëzojnë programet e tyre.

Por çfarë janë këto armë? Kush po punon për çfarë? Dhe cilat janë implikimet për sigurinë globale?

Një strategji për menaxhimin e garës drejt këtyre armëve – të cilat kombinojnë shpejtësinë me manovrimin dhe rrezet e gjata – nuk ka qenë kurrë më vendimtare.

Këto armë janë 5 deri më 20 herë më të shpejta se shpejtësia e zërit, janë të padetektueshme nga radarët për shkak të aftësisë të udhëtojnë jashtë orbitës, mund të ndryshojnë drejtim dhe kanë precizitet të lartë. Përveç eksplozivit konvencional, mund të mbajnë edhe armë bërthamore.

Të fundit