E diel, 16 Qershor, 2024

Johnson: Putin si një tregtar droge, i varur prej gazit të tij

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po frenojnë bisedimet e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kuptohet që delegacioni ukrainas po mbahet për dore, me shumë gjasa nga amerikanët, duke mos i lejuar ata që të bien dakord me kërkesat e Rusisë, të cilat mendoj se janë absolutisht minimale”, tha ai për agjencinë ruse të lajmeve Interfax.

Pavarësisht deklaratës, Lavrov nuk ka dhënë asnjë provë mbi pretendimet e tij. Ndërkohë, presidenti i Ukrainës kërkoi që pa vonesa të organizohej një takim me homologun Vladimir Putin, teksa i ofroi një shans për të reduktuar dëmet dhe gabimet e tij, shkruan BBC.

“Dua që të gjithë të më dëgjojnë tani, veçanërisht në Moskë – ka ardhur koha për një takim, është koha për të folur, për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”,-tha Zelensky./Opinion.al

Të fundit