E premte, 26 Korrik, 2024

ÇEJKU RIKTHEHET NË TETOVË, PROMOVON LIBRIN “SOVRANITETI VERSUS INTEGRITETI”

Shkruan: Enis Shaqiri

 

“Sovraniteti Versus Integriteti” titullohet libri më i ri i autorit Arben Çejku, i cili u promovua sot në Universitetin e Tetovës.

Libri analizon negociatat midis Kosovës dhe Serbisë, duke e bërë këtë vepër një kontribut i rëndësishëm akademik dhe një burim i vlefshëm reference për mësimet praktike dhe diplomatike.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe shkencave politike, Veton Latifi e përgëzoi autorin Arben Çejku për këtë vepër vluminoze. AI theksoi se libri i ambasadorit Çejku do ngelet i njohur pasiqë shënjestron një absurditet të dialogut Prishtinë-Beograd, respektivisht propozimin e krijimit të komunave me shumicë sërbe në Kosovë, apo ndryshe Asociacioni, që vetëvetiu është në kundërshtim me logjikën demokratike.

Sipas profesorit Latifi, autori nuk ka kërkuar në librin e tij  ta zbardhë historinë, mirëpo historia është e shkruar qartë.

“Nuk duhen harruar aktorët Shqiptarë dhe ndërkombëtar që kanë formësuar shtetësinë e Kosovës që nga vitet e 90 e deri më sot, dhe se ky libër na shton ende më shumë dashurinë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, theksoi Latifi.

Në promovimin e këtij libri folës ishin edhe ish-kryetarja e Tetovës Teuta Arifi dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela.

Arifi fjalimin e saj mbi veprën “Sovraniteti versus Integriteti” e filloj me thënien e Dante Alighierit se “Vendi më i errët në ferr është i rezervuar për ata që e mbajnë veten netural në kohëra të thella krize”.

Ajo theksoi se libri ka për qëllim rrugëtimin e Kosovës duke u bazuar pikërisht në faktet se shtetet evropiane dhe poashtu bashkësia evropiane, vendosi që të mos ta mbajë anën e neutralitetit gjatë kohërave të erëta të Kosovës.

“Shpjegimin që e jep autori në këtë libër tregon kryesisht shtetin e ri të Kosovës përballë vlerave të Bashkimit Evropian, vlerave perëndimore, dhe demokratike”, theksoi ajo.

Veprën e Çejkut Arifi e krahasoi me atë të gjeneralit Wesley Clark, i cili veprën e tij të vetme për sa i përket luftës ia kushton Kosovës.
“Në fillimet e kësaj vepre thuhet: Unë si udhëheqës i NATO-ss kërkoj të gjejë argument se pse pas 45 viteve bota perëndimore duhej që t’i nisej një rrugëtimi për një intervenim të armatosur fillimisht për të drejta morale, e më pas politike. Dhe po atëherë fillova të lexoj për popullin shqiptar dhe në veçanti për Kosovën, ku arita ta kuptoj se Nënë Terezë ishte shqiptare. Dhe se ky popull gjatë kohë jo vetëm që kishte vuajtur, por njëkohësisht ishte bërë pjesë e rëndësishme e kësaj trashëgimie.”, citoi Arifi.

Arifi mes të tjerash përmendi se autori Çejku ka qenë njëri ndër përfaqësuesit e parë të shtetit shqiptar në Kosovën e pas luftës dhe se problemet që i paraqet në librin e tij janë komunikimi dhe inter-komunikimi shqiptaro-sërb.

Sipas Arifit, fundi i librit është poenta kryesore, ku autori ka bërë një ndërlidhje me Shqipërinë e vitit 1919 në Konferencën e Paqes në Paris, “konferencë kjo jo e lehtë, ku përherë të parë SHBA-të morën hapin kyresorë me të cilin shqiptarët futen në partneritet të pathyeshëm me SHBA-të”.

Përmes një video-mesazhi nga Viena, Ylber Sela përuroi autorin Arben Çejku, dhe tha se ky libër lindi në kohën e duhur dhe se po ky libër jep një ndihmesë në politikbërjen dhe diplomacinë shqiptare-kosovare.

I fundit fjalën e mori autori Arben Çejku, ku falënderoi parafolësit e tij dhe njëkohësisht zv/kryeministrin Artan Grubi, ku pati rastin ta përuroj për emërtimin e uniformave të policisë në gjuhën shqipe
“Ky libër nuk do ishte e mundur pa kontributin e Ali Ahmetit dhe se ky i fundit është politikani i vetëm që ka lidhje të ngushta me Kosovën dhe Shqipërinë. Edhe pse kam qenë këndej perdes, Ali Ahmetin e shoh si një kryediplomat për çështjen e statusit të pavarsisë së Kosovës”, tha Çejku.

Çejku gjithashtu përmendi se kanë kaluar 10 vite që nga largimi i postit të ambasadorit dhe se nuk dëshiron të keqkuptohet si militant partiak. “Nuk kam dorë dhe fuqi për të përcaktuar politika aktuale në RMV, por mund të them se partitë politike duhet të bashkohen në një vizion të përbashkët për interesin e këtij vendi dhe për interesin e shqiptarëve”, ka potencuar ai.

Në promovimin e kësaj vepre të pranishëm ishin një numër i madh personalitetesh nga sfera të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI), Ali Ahmeti, rektori i UT-së Prof. Dr. Reshat Qahili, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Kush është Arben Çejku?

Arben Çejku, është një nga themeluesit e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe të Drejtori Ekzekutiv aktual.  Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ambasadori Çejku ka shërbyer si shef i misionit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë. Është diplomat i trajnuar nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë (1993-95), si dhe Akademia Diplomatike në Vjenë (2006) për Politikat e Integrimit Evropian. Ai ishte ambasador i Shqipërisë në Shkup në periudhën kohore nga shkurti 2009 deri në nëntor 2013. Është i pranishëm në sferën publike si njphës i mirë i Ballkanit dhe çështjeve të sigurisë ndërkombëtare.

Të fundit