E shtunë, 27 Korrik, 2024

Negociatat/ Zelensky heq dorë nga NATO, por Putin nuk bindet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy ka pranuar se Ukraina nuk do të bëhet anëtare e NATO-s duke bërë një lëshim të rëndësishëm në ditën kur Kievi u godit nga predha dhe raketa ruse dhe forcat pushtuese shtrënguan kontrollin e saj ndaj kryeqytetit.

“Është e qartë se Ukraina nuk është anëtare e NATO-s; ne e kuptojmë këtë. Për vite me radhë kemi dëgjuar për derën në dukje të hapur, por tashmë kemi dëgjuar që nuk do të hyjmë atje, dhe këto janë të vërteta dhe duhen pranuar” – tha Presidenti ukrainas.

Por për presidentitn rus Valdimir Putini kjo ende nuk mjafton.

“Kievi nuk është serioz për të gjetur një zgjidhje të pranueshme” – citohet ai në një deklaratë të Krelinit.

Edhe këtë të martë vijuan negociatat online mes palëve, por pa rezultat. Grupet negociatore do të flasin sërish të mërkurën.

Të fundit