E shtunë, 9 Nëntor, 2024

Presidenti kroat për fluturaken që goditi Zagrebin: Ajo fluturoi 40 minuta mbi Hungari

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka folur në një konferencë të jashtëzakonshme për media për fluturaken që u rrëzua në Zagreb. Ai ka thënë se ky është një incident serioz, dhe i njëjti ka fluturuar në Hungari për 40 minuta

“Ky është një incident i rëndë”, tha ai.

“Ne e dimë se çfarë lloj objekti ka fluturuar. Nuk kemi marrë asnjë raport. Objekti ka fluturuar mbi Hungari për mbi 40 minuta, ka fluturuar në Kroaci për më pak se 7 minuta dhe është përplasur në zonën e Jarunit, për fat të mirë pa viktima. Kjo është një gjendje e rëndë”, tha ai.

“Një hetim është duke u zhvilluar, ne duam të përcaktojmë të gjitha detajet,” tha presidenti.

“U bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, sepse në konflikte të këtij lloji mund të ndodhin gjëra të tilla. Ne vlerësojmë se kjo nuk është e drejtuar kundër Kroacisë, kjo është përshtypja e parë dhe e dytë. Duhet të rishqyrtojmë disa çështje procedurale dhe të përcaktojmë se si ka ndodhur që madhësia e aeroplanit nuk është rrëzuar në rrugën nga Ukraina në Zagreb”, tha ai.

“Ne po shikojmë se çfarë po ndodh në Ukrainë, por nuk pashë askënd në CNN, BBC dhe Al Jazeera të raportonte për këtë ngjarje”, tha ai.

“Po hetohet se si ka mundësi që askush nuk e ka vënë re këtë”.

“Nuk ka nevojë të thërrasim ambasadorin ukrainas për bisedime, ka një luftë dhe gjërat janë jashtë kontrollit. Nuk e di se çfarë do të merrnim me këtë. Shpresojmë që të mos ndodhë më. Fluturoi 1000 kilometra”, tha presidenti.

“Kreu i NATO-s është person teknik, e pamë që gjatë bombardimeve të Serbisë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s është koordinator, ai flet në emër të Aleancës dhe shpesh thotë gjëra që nuk janë të koordinuara, nuk ka kuptim ta thërrasim. Ne do të mësojmë diçka nga kjo. Asgjë nuk ka ndodhur”, tha Milanovic.

Të fundit